Lulzim Basha u takua me gra të punojnë në industrinë fason në Vlorë. Ai u premtoi se do të ulë taksën për biznesin në mënyrë që pronari i tyre të ketë mundusë t’u rrisë rrogat. Po ashtu do investohet nëa rsim që shkollat të jenë më drekë që fëmijët e tyre të jenë të sigurtë në shkolla deri në orën 16.00, kur ato mbyllin punën.
Basha mori aprovim nga gratë dhe nënat që punojnë në këtë industri për programin e tij ekonomik. Lulzim Basha eci në bulevardin kryesore të Vlorës ku u takua me dhjetra pensionistë, të gjithë të pakënaqur. Nuk na del pensioni, u shprehën ata. Nuk na del të shkojmë në treg, të paguajmë dritat apo të blejmë ilaçe. Basha tha se plan ii tij parashikon rritje të pensioneve deri në 250 mijë lekë minimali. Kjo do të rrisë ekonominë dhe konsumin. Vendet e punës do të hapen nga taksat e ulëta. Ky plan ka pjesët e lidhura dhe do të nxjerrë ekonominë nga kriza. Po ashtu familjet në nevojë nuk do paguajnë faturën e dritave deri në 300 kilovat dhe faturën e ujit, në mënyrë që të bëjnë një jetë dinjitoze.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1542006572517185/
Discussion about this post