Në bazë të takimeve rutinë që bënë tashmë kryeopozitari Lulzim Basha, qyteti i radhës që ka vizituar ka qënë Vlora.
Nga Vlora Basha ka zgjedhur të komentoi grabitjen e ndodhur vetëm një ditë më parë në aeroportin e Rinasit por nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe situatën politike në vend.
Duke u fokusur më tepër në vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë kontrollin e aeroportit të Rinasit, Basha është shprehur se autori i vërtet i grabitjes është Rama, dhe zgjidhja e vetme nuk do të ishte largimi i koncesionarit por i kryeministrit.
“Në fund të një takimi të jashtëzakonshëm dhe plot energji në Vlorë, dua t’i kujtoj gjithë qytetarët shqiptarë që njeriu që solli krimin në Qeveri dhe parlament dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe policinë shqiptare, është përgjegjësi kryesor për ngjarjen më të rëndë të sigurisë kombëtare që ndodhi sot në Rinas, cënimin e sigurisë përmes grabitjes së armatosur së linjës ndërkombëtare Tiranë-Vienë. Ndaj ndonëse dislokimi i Forcave Ushtarake, në mënyrë të antikushtetuese jashtëligjshme, është një provë e rënies së shtetit dhe kapitullimit të policisë së Shtetit. Është një provë e rënies totale të shtetit dhe kapitullimit të policisë dhe krimit asnjë alibi dhe fshehje mes aferave korruptive dhe kompanisë koncesionare nuk do mbulojë përgjegjësinë e Ramës, e ka sjellë vendin në kushtet e një grushti shtetit për të dislokuar trupat tani që policia ka dështuar për të kontrolluar sigurinë rendin. Ndaj rruga rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas, por kudo ku ajo është e tronditur nga tritoli nuk është as largimi i koncensorianit, por largimi i një orë më parë i Edi Ramës dhe bandës dhe në pushtet.”- është shprehur Basha
Më herët kryedemokrati ka postuar një video ku tregonte se si e kishin pritur qytetarët vlonjat. Në video duket se Basha ka qënë i shoqëruar nga disa makina dhe disa qytetarë.
Discussion about this post