Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është nisur drejt çadrës së opozitës, shoqëruar nga familja e tij. Gjatë rrugës drejt çadrës së opozitës, e ngritur prej rreth tri muajsh pranë Kryeministrisë.
Ai është ndalur një moment për të puthur dy vogëlushet e tij, ku më e vogla qëndron në krahët e së ëmës, Aurelës. Më tej, ata kanë vazhduar në këmbë drejt Kryeministrisë në shoqërinë e dhjetëra qytetarëve.
Pak përpara se t’i drejtohej Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Basha zhvilloi një takim në selinë blu me strukturat e Partisë Demokratike.
Grumbullimi i qytetarëve nga Tirana, por edhe rrethe të ndryshme të vendit, që do t’i bashkohen mesditën e sotme protestës së opozitës, ka rreth një orë që ka nisur..
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1790″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]