08:27 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha: Nuk do ketë pension nën 25.000 lekë në mandatin e parë të qeverisë së parë të Republikës së re

11:28 | 28/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Nuk do ketë pension nën 25.000 lekë në mandatin e parë të qeverisë së parë të Republikës së re

Në këtë betejë në këto ditë dhe netë janë bashkuar shqiptarët, kanë pasur fjalën dhe janë shprehur përfaqësuesit e rinisë dhe të studentëve, por sot fjalën e ka brezi i tretë që me mund e sakrifica kanë rritur këtë rini shqiptare. Për gjithçka kanë bërë. Por nuk gëzojnë as respektin, as konsideratën e kësaj qeverie.

Prandaj jemi mbledhur sot këtu. Nuk mund të kemi qeveri të re nëse nuk merr përsipër kujdesin e plotë për brezin e tretë, pensionistët. Jemi mbledhur sot këtu që të dëgjojmë nga ky parlament i vërtetë problemet e vërteta që qeveria nuk do t’i dëgjojë.

Premtuan rritje pensionesh, por ato nuk janë rritur. Ju e dini shumë mirë se ç’do të thotë kjo. Pensionet janë rritur më pak se ç’është rritur inflacioni. Po faturat e ujit, po kujdesi i shërbimeve të shtetit ndaj pensionistëve që nuk kanë para të mbyllin muajin.

Kush ka zgjidhje për këtë problem? Jo kjo qeveri. Pensionistët nuk kanë nevojë për lëmoshë. Nëse u jep miliona euro për koncesione dhe tendera korruptivë me zero shërbime, sigurisht që nuk do të mbeten para për pensionistët, studentët, qytetarët.

Në republikën e re kjo do të ndryshojë. Tenderat korruptivë, koncesionet korruptive do të anulohen. Ju zotohem se këto para do ua nxjerrim nga xhepat e fryrë e do i kthejmë në pensione, shëndetësi për shqiptarët. Reformat tona do rrisin ekoniminë, do ulin informalitetin. Mos kemi pensione nën 250 mijë lekë në muaj. Kjo është plotësisht e mundur nga qeveria e re.

Në fund të mandatit të parë të qeverisë së parë të republikës së re, nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë. Ju e kuptoni se çfarë do të thotë kjo. Këto para nga diku do dalin. Sot i kanë një grusht njerëzish që jetojnë si sheikë. Do ua marrim këto para.

Ndaj them se kjo është një luftë. Ata do përpiqen të mos i dorëzojnë këto para, qytetarët do vazhdojnë të lëngojnë në qeveri. Kjo është mënyra e tyre se si ata janë pasuruar, përmes një qeverie të kapur, fasadë, që u shërben atyre.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: akuzalulzim bashaPDpensione
Pas

“Vettingu nuk zgjidhet në bulevard. Politikanët do i bien kokës me grushte që kërkuan Europën, por fundi i keq është me detyrim”

Para

Rradhë të gjata në maternitet, qytetari: “Koço Gliozheni” për gratë, si dhitë në thertore

Para
Rradhë të gjata në maternitet, qytetari: “Koço Gliozheni” për gratë, si dhitë në thertore

Rradhë të gjata në maternitet, qytetari: "Koço Gliozheni” për gratë, si dhitë në thertore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit

SHBA-të rifillojnë dërgimin e armëve në Ukrainë pas pauzës së Pentagonit

Trump pret udhëheqësit afrikanë në një samit historik të fokusuar në tregti

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve gjatë bisedimeve për armëpushim në Gaza, ndërsa negociatat ‘e vështira’ vazhdojnë

Trump njofton një tarifë prej 50% për importet e bakrit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.