Arenca Trashani, e cila gjatë qeverisjës së Sali Berishës ka qenë minister Integrimi, është shprehu kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, për të hequr nga lista e kandidatëve Jozefina Topallin.
Trashani ka reaguar përmes adresës së saj në “Facebook”, ku shkruan me ironi se ajo që inicioi dekriminalizimin, sapo u shpërblyer me largimin nga parlamenti.
“Personi që mori kurajon të iniciojë dekriminalizimin u shpërbly me nxjerrjen nga Parlamenti! Krenare për ty mikja jeme, Jozefina Topalli”, shkruan Trashani.
Në fakt në listat e PD-së mungonin edhe figura të tjera të rëndësishme si Majlinda Bregu, Astrit Patozi apo edhe Ridvan Bode. (D.D/Shuplaka)