Kreu i demokratëve Basha nuk dha sot dorëheqjen nga selia e PD por ka vendosur të ngrijë funksionet e tij si kryetar për të shkuar drejt zgjedhjeve.
“Do të ishte gjëja më e lehtë, ngrij funksionet e mia si kryetar për të shkuar në zgjedhjet për kreune ri të PD”,tha Basha.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Ja vlen të luftosh deri në fund, kam reflektuar thellë, marr përgjegjësitë për rezultatin, shqiptarët meritojnë një bilanc të thellë, sa kam gabuar nuk e përcaktoj unë, por as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e PD, këtë do ta përcaktojnë demokratët, kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia, për të organizuar garën për kryetarin e ri të PD sipas parimit një antar një votë, me një debat të hapur,të ndershëm dhe të barabartë, gjëja më e lehtë do ishte të largohesha.
Kompetencat e mija i kalojnë dy nënkryetarëve.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post