05:39 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha: Nuk ka zgjedhje në 18 qershor, qeverisë teknike i duhen 100 ditë të shkatërrojë aparatin mafioz

18:59 | 02/04/2017
në Politikë, Te Fundit
0
Basha: Nuk ka zgjedhje në 18 qershor, qeverisë teknike i duhen 100 ditë të shkatërrojë aparatin mafioz

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme në çadrën e protestës familjarët e dëshmorëve të 2 prillit të vitit 1991, ku u vranë 4 të rinj shkodranë.

Basha tha se qeveria teknike është “formula e vetme për të shpëtuar kokën e Ramës”.

“Rama e di se nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë gjykimit popullor me votë, përveçse aleancës së tij me krimin. Tani po vjen ora e shpëtimit. Ne do të shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin, dhe kushti i patejkalueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme është një qeveri e palidhur me krimin, një kryeministër i palidhur me krimin. Rama duhet të largohet si kusht për zgjedhje të lira e të ndershme. Aleanca e tij me krimin e fundosi Shqipërinë, e ktheu në vendin më problematik për drogën, për larjen parave, për vendin me emigracionin më të lartë në botë, duke konkurruar edhe Sirinë që është në luftë civile. Qeveria teknike është formula e vetme për t’i shpëtuar kokën atij dhe bandës që rrethon. Është formula e vetme që garanton një zgjidhje të krizës dhe hap rrugën e integrimin. Por rri e krekoset më keq se mbeturinat e diktaturës që i dhamë fund 27 vite më parë”, -tha Basha.

“Duhen të paktëen 100 ditë në dispozicion për të shkëputur aparatin mafioz. I bëj thirrje Edi Ramës t’i vëjë gishtin kokës, këto kushte demokratike nuk janë thjesht dhe vetëm për Shqipërinë europine por shansi i tij i fundit që mos të përfundojë si diktatorët”,- u shpreh Basha.

Paraditen e sotme, Basha ndodhej në Shkodër ky u përkujtuan dhe nderuan në 26-vjetorin e vrasjes, martirët e demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

Basha kërkoi që misioni i 2 Prillit të shkojë deri në fund, pasi edhe sot demokracia është e kërcënuar.

“Ndaj më duket e përshtatshme dhe e domosdoshme, te përsëris përpara këtij altari frymëzues që përkujton sakrificën sublime të katër dëshmorëve tanë dhe që kujton sakrificën shekullore të shkodranëve dhe të shqiptarëve për liri dhe demokraci, se sot e deri në fitoren e betejës që kemi vendosur më 18 shkurt, zotimi ynë është dhe mbetet: zgjedhje të lira dhe të ndershme të standardit europian dhe Republikë e Re e demokracisë, lirisë dhe drejtësisë së vërtetë”, -theksoi ai.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: lulzim bashaqeveri teknike
Pas

Ish-peshëngritësi Cenaj: Si donin të më martonin me një algjeriane

Para

Erdogan kërkon votën e kurdëve për referendumin në Turqi

Para
Erdogan kërkon votën e kurdëve për referendumin në Turqi

Erdogan kërkon votën e kurdëve për referendumin në Turqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.