Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur një konferencë urgjente pas deklarimit të Ramës se është pro listave të hapura dhe ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.
Duke e quajtur si një marrëveshje të prishur, ate të 5 qershorit dhe duke etiketuar Ramën si një të papërgjegjshëm në prag të çeljes së negocuiatave me BE-në, Basha nuk është përmbajtur dhe ndaj deputetëve të opozitës së re të cilët refuzuan të digjnin mandatet apo morën ato që lanë bosh deputetët e mandatuar nga zgjehdjet e 2017-s.
“Ata kanë dalë në treg. U blenë me para të thata, me leje ndërtimi, me premtime që do ju nxjerrin njerëz nga burgu, ata ishin mall i blerë nga Edi Rama, apo siç i quajnë vetë në kafenenë e Kuvendit socialistët ‘Ballaopozita’. Ishin këta që propozuan heqjen e koalicioneve, ata që përfitojnë nga koalicionet”, tha Basha.