Kryedemokrati Basha ka publikuar sot spotin për hapjen e fushatës zgjedhore për “betejën” e 25 qershorit.
“27 maj, ora 19:00, nisim rrugën drejt fitores vendimtare #RepublikaeRe”,-shkruan Basha në rrjetet sociale.
Opozita pas marrëveshjes së 18 majit me kryeministrin Rama vendosi që të kthehej në Kuvend dhe të votonte komisionet e vettingut dhe që të merrte pjesë në zgjedhje me disa ndryshime në kabinet që sipas saj janë garanci që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të pranueshme. (M.D/Shuplaka)