Pas një mbledhje prej më shumë se dy orësh me aleatët, kreu i Partisë Demokratike bëri të ditur se opozita tashmë do të nisë protestat në mbarë vendin. Basha tha se opozita është në mbështetje të protestës së Aleancës për Teatrin Kombëtar, dhe shtoi se edhe vetë opozita do të organizoj protesta.
I pyetur nga gazetarët në lidhje sesi do të organizohet protesta pasi vendi ndodhet në një situatë emergjënte për shkak të pandemisë së COVID-19, Basha tha se do të marren të gjitha masat. Basha tha se të gjitha protestat që do të thirren do të merren masat për ruajtjen e kujdesit shëndetësor të qyetarëve.
“Mbështetja për të gjitha protestat për Aleancës për Qytetarët dhe nisja nga ana e opozitës e protestave qytetare dhe popullore me efekt të menjëhershëm sepse aty ku sot u dhunua Teatri u përgatit flijimi i lirive të çdo qytetari të varfër apo të pasur. Ky është vendimi i parë.
Ritheksoj angazhimin e marrë me shkrim në emër të opozitës së bashkuar, angazhimin tonë që nesër në pushtet me qeverinë e zgjedhur me votat e shqiptarëve, jo vetëm në angazhimin me shkrim për Teatrin, por do të siguroj ndëshkimin shembullor nga Edi Rama dhe të gjithë të tjerët.
Një orë e më parë ky është komunikimi i parë pas vendimeve të rëndësishme që ka marrë opozita sot, për të organizuar edhe protesta dhe për të mbështetur qytetarët. Ju bëj thirrje qytetarët të jenë të kujdeshëm. Ju bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen masvisht. Sot do të jemi në krah të njerzve që u dhunuan nga dikatura e çapës së bukës dhe duhet të marrë fund kjo gjë.”- tha Basha.(M.Q/Faxweb.al)