Pas kalimit në gjykim të dosjes “Babale” nga Gjykata e Tiranës, e cila e ka shpallur si të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin, Gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe Fredi Alizotin për “kallëzim të rremë’, lidhur me këtë vendim ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha, i cili e cilësoi veprimin e gjykatës si mafioz.
Më tej Basha shtoi se gjykata nuk merret me kriminelët por merret me denoncuesit, ai theksoi se gjyqtarët dhe prokuriorët të cilët kanë në dorë çështjen ‘Babale’, nuk do ta kalojnë vettingun, ai gjithashtu i bëri thirrje gjyqtarëve që të mos bashkëpunojnë me kriminelët në ikje, Basha u shpreh i vendosur se do t’i shkojë deri në fund çështjes .
“Edi Rama ka marrë në mbrojtje dhe ka promovuar personat e përfshirë në këtë krim të rëndë shtetëror. Sot prokurorët e çështjes dhe një gjyqtar janë pengje të vetingut, pra çuan në gjykatë denoncuesit e krimit.
Gjyqtari, Kastriot Gramshit dhe dy prokurorët se nuk do t’ia hedhin vetingut për të varrosur dosjet e krimit.
Vetingu do t’ju behet publikisht nga PD-ja, për këtë kanë zotimin personal si kryetar i opozitës dhe kryetar i qeverisë nesër”-u shpreh kryedemokrati Basha.