Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka paralajmëruar për intensifikimin e protestave jo më të përqendruara në çadrën përballë Kryeministrisë, por në të gjithë Shqipërinë.
“Sot dua të njoftoj se opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur për intesifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë. Duke e ruajtur si pishtar si monument çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por edhe duke e shtrirë në mbarë vendin.
Ditën e hënë të gjithë shqiptarët bashkohemi mes orën 11 dhe 12 në bllokimin e trafikut në të gjithë Shqipërinë. ky është vendimi i shqipërisë së bashkuar, kjo është një orë e madhe e hqiptarëve të bashkuar, se kurrë më nuk do të ketë tërheqje dhe kompromis, por vetëm tërheqje deri në kërkimin e Republikës së re me zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, ka deklaruar Basha nga çadra e opozitës.