Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka kërcënuar sërish qeverinë dhe juristët e KQZ-së, se nëse e miratojnë kërkesën e mazhorancës për të shtyrë afatin e regjistrimit të partive politike në zgjedhje, në mënyrë që të marrë pjesë edhe opozita, do ta çojë vendimin në gjyq.
“Rend e siguri fasadë, drejtësi, arsim fasadë, sepse qëllimi i vetëm i Republikës së vjetër është të shërbejë si fasadë.
Ky komplot ka marrë goditje vdekjepurrëse nga çadra e lirisë dhe nga kauza jonë për liri europiane.
E mbani mend si krekoseshin baloshët e krimit të organizuar pas kësaj fasade, sepse kishin në xhep asgjësimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Por, fasada ka rënë, fasada është mposhtur, kush e nxorri, ju e nxorrët, shqiptarët e bashkuar në këtë lëvizje e kanë shkatërruar fasadën, e vërteta ka dalë në pah, nuk ka bojë më që mbulon realitetin e Shqipërisë së gjunjëzuar nga korrupsioni, po kështu nuk ka më forcë ta kthejë mbrapsh këtë vullnet popullor që po kërkon të drejtën natyrore për të marrë në dorë votën e tij.
Ky është premtimi i Republikës të re, ky do të jetë realiteti i ëndrrës që po vjen, kush e arriti këtë, ju e arritët!
Opozita, ka qenë dhe është më e bashkuar, më e vendosur dhe më e fortë se kurrë për të qenë në ballë të kësaj lëvizjeje. Bashkë morëm një vendim, nuk ka zgjedhje fasadë, opozita e mbajti premtimin e 18 shkurtit, kjo lëvizje ia doli të shpërthejë pazaret dhe intrigat, edhe sot u përpoqën të shkelnin ligjin, dhe vërtet KQZ refuzoi të pranojë kërkesën për të shtyrë rregjistrimin për zgjedhjet, dhe do flas pak si jurist për juristët e KQZ-së, sepse po nuk e hodhët poshtë do ju çoj për ndjekje penale. Nuk ka kompromis me ëndrëën e shi për republikën e re, por ka dhe do të ketë gadishmëri për dialog dhe në dialog do të vijmë me kërkesat e qytetarëve shqiptarët, hapi parë, krijimi i një qeverie teknike.
Hapi i dytë, mandati i kësaj qeverie që ka të bëjë me zbatimin deri në fund të dekriminalizimin për të larguar kriminelët nga institucionet, por i solli Edi Rama për pushtetin e vet, dhe i mban Edi Rama për pushtetin e tij. Luftë kundër drogës, nuk e shihte as ai, ai ministry i tii i brendshëm, ministri i tij aktual i Brendshëm, ia kishte zënë sytë Zhagja ta shifnin drogën. Flasim për zhagen, prapseprap jemi për një zgjidhje për dialog, luftën kundër drogës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, votim dhe numërim elektronik. Nga bilishti në Rodon, qelbet peshku nga koka.
Pazari i peshkut mendon se tani që nuk poi a del dot, do negociojë me opozitën dhe ti shesë shqip sapunin për djathë.”, është shprehur Lulzim Basha nga çadra. (D.D/Shuplaka)