Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar sot në Shkodër demostratën antikomuniste të 2 Prillit 1991, ndersa ka bërë homazhe tek memoriali i 4 të rënëve.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kushtuar atje për ta përkujtuar këtë moment historik dhe ka vendosur kurora.
“I them sot nga Shkodra se i ka bërë hesapet gabim, i them sot se ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet dhe s’ka për të ndalur deri sa tirania e krimit të rrëzohet.
5 ditë më parë e sfidoi popullin me fjalorin e tij të ndyre, populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar. Nuk mundet të pranojnë kërbacin e haracin e një grupi njerëzish që pasurohen në kurriz të tyre.
S’ka rrugë tjetër per ta larguar te keqen pervecse përballjes me të. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen. Së bashku me Kukësin do e sprapsim ate.
Le të jetë një fillim i mbarë i pranverës që po vjen. Detyra e madhe e PD dhe njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm eshte të shkëpusim lidhjet e politikës me krimin. Një PD e cliruar nga korrupsioni, nga oligarkët, ka vetëm një interes, interesin e shqiptarëve.
Zotohem dhe i ftoj të zotohemi të gjithë së bashku në këtë altar të lirisë sot se gjithë ca kemi denoncuar si opozite as do i falim as nuk do i harrojme kur te vioje ora e pergjegjesise se pushtetit.
S’do falim askënd që ka vjedhur dhe grabitur, s’do ketë pushtetar, nga kryeminsitri deri te punonjesit e thjeshte te administrates që s’do japë llogari për vjedhjet e grabitjet që i janë bërë vendit, kushtetutës dhe ligjit”, u shpreh Basha.
(M.Q/Faxweb)