17:16 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha: Paratë e shaiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës, e do t’i kthejmë në sherbime për shqiptarët

12:52 | 08/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Paratë e shaiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës, e do t’i kthejmë në sherbime për shqiptarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputet Shemsi Prençi, zhvilloi një takim me qytetarë në Bathore.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se situata ekonomike dhe sociale në vend është pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit të qeverisë, ndërsa shqiptarët në 11 maj duhen të kenë parasysh se ose me fëmijët dhe familjet e tyre, ose me Edi Ramën dhe shokët e tij.

“Kryesorja dhe mbi të gjitha është o me njerëzit, o me Ramën dhe shokët e tij. Pse është në këtë gjendje ekonomia? Sepse lekët nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe në xhepat e shokëve të Ramës edhe në xhepat e shqiptarëve. Mundësitë nuk mund të jenë edhe monopol i shokëve të Ramës, edhe në dispozicion të rinisë shqiptare. Të dyja bashkë nuk rrinë. O me shokët e Ramës 7×7=313-ta, o me shqiptarët. O me familjen tënde, me fëmijët e tu, me të ardhmen tënde, o me Shqipërinë, o me Ramën. Të dyja bashkë nuk rrinë. Këtë mesazh duhet t’ua përcjellim qartë njerëzve” – tha Basha.

Ai më tej foli për programin e Koalicionit Euroatlantik i cili synon t’i kthejë fondet publike në shërbim të qytetarëve, përmes uljes së taksave, subvencioneve dhe investimeve në shëndetësi e arsim.

“Me programin tonë, realisht politikat sociale janë aty, janë të kushtueshme, janë financueshme sepse ne paratë e shaiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës, e do ia kthejmë shqiptarëve qoftë me ulje taksash, qoftë me subvencione, qoftë me politika lehtësuese për sipërmarrjen, qoftë me investime në shëndetësi, në mënyrë që kushtet e mjekëve, infermierëve të jenë të tilla që mos të mendojnë braktisjen dhe largimin si alternativën e parë. Dhe më e rëndësishmja t’u ofrojmë shqiptarëve një shërbim shëndetësor dinjitoz. Sepse sot ne harxhojmë 1.4 miliardë euro për shëndetin e më pak se 2 milionë shqiptarëve të mbetur në Shqipëri. Me të njëjtën shumë, Italia arrin të përballojë me standarte europiane problemet shëndetësore të 5 milionë banorëve të shoqërisë së saj. Pra, paratë janë, por paratë vidhen. Vidhen nga shokët e 7×7=313. O me Ilir Beqajn tek 7×7=313, o me shëndetin e shqiptarëve. Kjo është fare e qartë dhe me Koalicionin Euroatlantik, ne do të bëjmë që me këto para, që nuk mungojnë, janë 7.2 miliarfë euro ka harxhu qeveria, këto para të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve, për mirëqenien dhe arsimin e shqiptarëve” – tha ai.

Basha u ndal edhe te çështja e pronës, duke propozuar modelin kroat si zgjidhje përfundimtare: Ku prona është e lirë, i kthehet pronarit. Ku është e zënë, pronari kompensohet me vlerën e tregut.

“Në programin tonë, ne për herë të parë marrim përgjegjësitë e të djathtës për çështjen e pronës. Pse është ky kaos? Sepse kurrë nuk u zgjidh çështja e pronës. Përkundrazi, problem pas problemi, 7501 në vend që ta zgjidhte, e rëndoi më shumë pronën. Nyja gordiane duhet prerë. Pa e zgjidh këtë, nuk ka Shqipëri në Europë. Si do e zgjidhim, me modelin që e zgjidhi Kroacia: ku është prona e pronarit e lirë i kthehet pronarit. Ku është prona e pronarit, e zaptuar, e zënë, pronari kompensohet me vlerën e tregut. Ky është parimi bazë. Dhe pastaj çdo pronë regjistrohet sipas pronarit, ose pronarit faktik, ose pronarit faktik ose ligjor nëse është e lirë, ose kompensim me vlerë tregu. Fatura është e majme, është afro 8 miliardë euro. Do të ndahet në 15 ose 20 vite. Por obligacioni shtetërorë do të njihet menjëherë. Dhe në momentin që kjo zgjidhet dhe ambicja, objektivi jonë është ta zgjidhim brenda 2 viteve të para, në këtë moment kolaterali financiar i Shqipërisë dyfish më i madh sesa është sot” – tha Basha.

Pas

Nënshkruhet marrëveshja me BEI-n për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Para

Basha ironizon deklaratat për debat mes bufit të artë dhe bufit të bardhë: Dilni tregojini njerëzve i kujt është Elvis Roshi. Sepse shokun e tretë e keni tek 7×7 = 313

Para
Basha ironizon deklaratat për debat mes bufit të artë dhe bufit të bardhë: Dilni tregojini njerëzve i kujt është Elvis Roshi. Sepse shokun e tretë e keni tek 7×7 = 313

Basha ironizon deklaratat për debat mes bufit të artë dhe bufit të bardhë: Dilni tregojini njerëzve i kujt është Elvis Roshi. Sepse shokun e tretë e keni tek 7x7 = 313

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.