Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi është shprehur në emisionin “Të Paekspozuarit” se është i bindur se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës në 17 maj ende vazhdon.
Patozi thotë se të dy Rama e Basha duan të ruajnë status-quonë e Reformës Zgjedhore.
“Ata duan të ruajnë status kuonë e reformës zgjehdore. Ai (Rama) mban pushtetin e tij, tjetri mban vendin e të parit të fshatit të tij.” – u shpreh Patozi.
Patozi u shpreh se humbjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2019, Lulzim Basha, e ka të sigurt pasi mund tua lërë përgjegjësinë kandidatëve vendor, por ai gjithashtu, sipas Patozit, do thotë për zgjedhjet pas 3 vitesh që “m’i vodhi Rama se nuk u miratua reforma zgjedhore”.
“Keni dëgjuar ju më të flitet për Reformën Zgjedhore nga Partia Demokratike?” – tha Patozi.