Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha sot në “Top Story” se ai do të bëjë marrëveshje me Interpolin për kthimin e parave të korrupsionit nga parajsat fiskale.
Basha madje tha se të huajt e dinë se ku ndodhen paratë e CEZ-it.
“Une nuk kam asnjë premtim në këtë fushatë: gjithçka është pjesë e një plani dhe gati për zbatim. Unë kam rënë dakord me Drejtorin e përgjithshëm të Interpolit për gjurmimin, gjetjen dhe kthimin e parave të korrupsionit të fshehur në banka dhe parajsa fiskale. Ka të paktën një rast të njohur depozitimi parash korrupsioni në parajsa fiskale të lidhur me rastin CEZ që dihet edhe nga partnerët e huaj”, tha Basha.
(M.D/Shuplaka)