Kryeopozitari Basha nga “çadra e lirisë” është shprehur se nuk ka kthim pas edhe pas kritikave që i bëri faktori ndërkombëtar gjatë ditës së sotme.
“Nuk ka forcë mbi “dhe” dhe forcë mbi tokë që ta bëjë Lulzim Bashën që të shkelë me këmbë vullnetin tuaj dhe sakrificën tuaj. Kjo iu nderon si qytetarë, si prindër, si të rinj dhe të reja dhe na nderon të gjithëve si demokratë për t’i qenë në krye Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk do humbasmn durimin me miqtë tanë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne do ja dalim për tek ëndrra jonë për Republikë të re. Ne jemi të vendosur që së bashku me ju, orë për orë dhe ditë për ditë do të shpalosim para miqve tanë të vërtetat. Pa i njohur këto të vërteta askush nuk e ndihmon Shqipërinë. Nuk ka rrugë tjetër deri në krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira. Ka vetëm një rrugë. Shushunjat e republikës së vjetër u them që të mos hanë mjaltë kaq shpejt. Ne nuk kthehemi pas me partinë e krimit dhe të korrupsionit”,- tha Basha.
“Nëse reforma në drejtësi do të bllokohet, atëherë rruga drejt Bashkimit Europian do të vonohet. Interesi kombëtar i një opozite nuk mund të jetë kaosi i vendit. Unë mendoj që duhet tu bëjmë apel atyre që e kanë çuar Shqipërinë në një udhëkryq. Ky udhëkryq është mes BE apo ndërmarrjes së një rruge më të komplikuar. Ne konsiderojmë që pjesë të elitave ekonomike, për shkak të mos zbatimit të interesave të tyre kërkojnë të bllokojnë rrugën drejt Bashkimit Europian”,- tha ministri gjerman Gabriel.
“Këtu në Shqipëri bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo që e dallon Europën nga vende të tjera të botës është zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës. Shteti ligjor duhet të sigurojë dhe garantojnë që në fund të ditës në qendër të vëmendjes do jetë interesi i qytetarëve dhe jo klikave të ndryshme. Me shqetësim të madh dhe pa e kuptuar mirë shikojmë se reforma në drejtësi është duke u penguar. Parlamentarët që zgjedhin të bojkotojnë parlamentin. Në vendin tim dhe në Europë kjo është absurde. Në vend të kësaj mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë përkundër parlamentit. Pas pak javësh kemi zgjedhje. Nëse deputetët nuk janë të kënaqur duhet ta anatemojnë në kuadër të fushatës elektorale. Pakicat duhet të pranojnë shumicën. Ka një farë frikë lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi. Për ne është e rëndësishme që në varësi të Kushtetutës dhe ligjeve të vlefshme të zbatohet reforma në drejtësi. Apelojmë qeverinë dhe parlamentin të punojnë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”,– tha Gabriel, që këshilloi Lulzim Bashën të propozojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor duke e garantuar për ndihmën e BE dhe të Gjermanisë.
“Këshilla ime drejtuar opozitës dhe qeverisë është zbatimi i Kushtetutës dhe realizimi i zgjedhjeve.Për argumentin e Bashës dhe mosbesimin që ai ka për mundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme unë e ftoj të bëjë propozimet e nevojshme, se si do arrihen në këtë moment zgjedhjet të lira dhe të ndershme.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post