20:56 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha pas mbledhjes me aleatët, ja vendimi që mori opozita pas protestës deri tek zbardhja e bisedës me Sait Dollapin

02:49 | 12/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edi Rama na shpalli luftë”, Lulzim Basha nga selia blu: Ju jeni sot ushtria demokratike, na prisni pak!

Pas mbledhjes së sotme të organizuar nga Basha me aleatët, në përfundim kryedemokrati është shprehur se i dënon aktet e sotme të ndërmarra nga policia, ndërsa ka lajmëruar për protestë këtë të dielë rreth orës 11:00 përballë Drejtorisë së Policisë duke ftuar çdo qytetarë të Tiranës të marrë pjesë.

Protesta do të jetë e organizuar nga Dega e PD-së Tiranë, ndërsa pritet që qyrtetarët të marshojnë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së Sait Dollapi dhe 100 të shoqëruarve të tjerë gjatë protestës të së shtunës.

Ndërkohë që po ashtu pritet që Partia Demokratike të organizojë edhe një tjetër protestë Kombëtare këtë të hënë rreth orës 18:30, ndërsa pritet që protestat të vijoin pandërprerje deri në lirimin e Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi.

Pas mbledhjes, Basha së bashku me aleatët Kryemadhin dhe ish-deputet të tjerë të opozitës e përfaqësues të partive te vogla si dhe sekretarin Gazmend Bardhi i janë drejtuar Spitalit të Traumës për të vizituar Sait Dollapin.

Pas daljes nga Trauma gjatë komunikimeve pa praninë e mikrofonave me të pranishmit mbështetës të tij Basha, ndërsa u ka kërkuar këtyre të fundit të jenë të pranishëm sot në orën 11:00 para Drejtorisë së Policisë, ka treguar edhe disa detaje të bisedës me Dollapin, duke u shprehur se shkak i ndërhyrjes dhe masave të mara nga policia kundër tij është një keqkuptim i kësaj të fundit, kur Dollapi ka prkur një gazetare për ta larguar nga dhuna.

Kujtojmë se, Dollapi ka qenë shumë aktiv gjatë protestës të së shtunës duke iu bërë thirrje shpesh herë protestuesve për të ulur tensionet dhe mos ushtrim dhunem për të mbajtur nën kontroll turmën me qëllim mos agravimin e situatës.

Deklarata e Bashës pas takimit me aleatët:

Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra, të dashur bashkëqytetarë.
Në këtë orë të vonë të natës dua t’ju kujtoj vendimin unanim të forumeve drejtuese të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar për të thirrur një protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18 e 30, në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në qendrimin tonë për të larguar qeverinë e krimit.
U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na bashkohen nesër në orën 11, para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Drejtorisë së Torturës dhe Krimit, do të protestojmë për lirimin e qytetarëve të arrestuar, të dhunuar barbarisht nga kriminelët me uniformë. Nesër në orën 11, të gjithë qytetarët e Tiranës janë të ftuar në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thikë, jo në mes. Shumica dërrmuese e qytetarëve kanë qenë të pranishëm në protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë dhe gjithë ata që kanë qënë me ne me zemër dhe me mendje, demokratë e socialist, të djathtë e të majtë, toskë e gegë, të krishterë e myslimanë, pavarësisht prej statusit të tyre ekonomik apo social, të varfër të papunë, sipërmarrje të vogla, intelektualë, artistë, profesorë, studentë, të gjithë dua t’ju shpreh mirënjohjen. Të gjithë jemi në të njëjtën anë. Ne jemi Shqipëria e shpresës, ne jemi Shqipëria europiane, kuqezi, për shpresën kombëtare që po ngrihet, blu me yjët e verdhë të Europës, për ëndrrën që vetëm ne do ta bëjmë realitet. Ndaj, askush most ë mungojë ditën e hënë në orën 18.30, ti japim një grusht vendimtarë klikës kriminale. Dhe nesër në orën 11.00 ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, të na bashkohen në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Etiketa: Basha dënon dhunën ndaj DollapitBasha viziton Saitin tek TraumaBasha zbulon detaje nga biseda me Dollapinlulzim bashaOpozita protestë para Drejtorisë së PolicisëSahit Dollapivendimi i Bashës pas mbledhjes me aleatët
Pas

Dhunimi i Dollapit, Ballanca nga Spitali i Traumës: Nuk janë gjëra kaq serioze sa t’i rrezikojnë jetën, është në gjendje të mirë

Para

Merret vendimi për vrasjen e ariut, rrezikon jetën e banorëve në këtë qytet shqiptar

Para
Merret vendimi për vrasjen e ariut, rrezikon jetën e banorëve në këtë qytet shqiptar

Merret vendimi për vrasjen e ariut, rrezikon jetën e banorëve në këtë qytet shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.