05:43 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha pas takimit me të rinjtë: Më 18 shkurt nis procesi për ndryshimin e fatit të këtij vendi

13:06 | 06/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha pas takimit me të rinjtë: Më 18 shkurt nis procesi për ndryshimin e fatit të këtij vendi

Paraditen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me të rinjtë e njësisë nr. 2 në kryeqytet. Në një deklaratë për mediat pas takimit me ta, kryedemokrati ka vijuar të theksojë rëndësinë e shqiptarëve të pranishëm në protestën e planifikuar të 18 shkurtit.

Në akuzat e tij drejtuar qeverisë me në krye Edi Ramën, ai u shprehs se të korruptuarit nuk mendojnë për të mirën e shqiptarëve, ata dinë vetëm të vjedhin.  Sipas Bashës, protesta e 18 shkurtit do të sjellë ndryshimin që u duhet shqiptarëve.

“Kasta e korruptuar do tambajë Shqipërinë këtu ku është, siç është. Ta gjobisin, vjedhin, nëpërkëmbin. Secili prej tyre do ta marrë përgjigjen e shqiptarëve më 18 shkurt. Fillimi i një lëvizje që do i japë pushtet qytetarit. Gënjeshtrat për të justifikuar mosmbajtjen e premtimeve nuk i beson njeri. Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune, por e ka futur ekonominë në kolaps. Më 18 shkurt nis një proces i pathyeshëm mbarë popullor për të dhënë zgjedhje të lira e të ndershme. Një process që do të ndryshojë fatin e këtij.”, është shprehur ndër të tjera Basha.

Fjala e plotë:

Ku ngrihen qytetarët, ku ngrihet rinia nuk ka qeveri të korruptuar e të inkriminuar t’ju bëjë ballë. E pamë në Rumani, tani është radha e shqiptarëve të ngrihen kundër papunësisë, kundër shëndetësisë së kolapsuar, kundër arsimit në ditën më të zezë, kundër diskriminimit të rinisë që i është lënë emigracioni si rruga e vetme.

Rinia është e persekutuara kryesore e këtyre katër viteve. Sepse këtu është ngritur një sistem antivlerash, ku krimi dhe krimineli bëjnë përpara, bëhen deputetë, bëhen kryetarë bashkish, bëjnë para e katandi, ndërsa rinia, intelektualët, të mençurit detyrohen të shkojnë në emigracion. Kjo duhet të marrë fund, këtë e kanë në dorë qytetarët e ka në dorë rinia. 

Ndaj më 18 shkurt ngrihemi të gjithë bashkë për të marrë fatet në dorë, për të diktuar me pushtetin e qytetarëve zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe përmes tyre për të diktuar që pushteti t’iu kthehet një herë e mirë qytetarëve.

Rinia e Tiranës është gati. I bëj thirrje të rinjve dhe të rejave kudo t’i bashkohen përpjekjes tonë të madhe qytetare, e cila ka dhe do të ketë vetëm një përfundim. Fatin e qytetarëve në duart e qytetarëve. Të kthejmë pushtetin te qytetarët dhe të nisim ndryshimin. Të jetë edhe Shqipëria pjesë e erës së ndryshimit që ka përfshirë të gjithë shoqërinë e civilizuar në Europë, në Amerikë dhe në mbarë botën.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramalulzim bashaprotestetakim
Pas

Nexhat Rakaj ndahet parakohe nga jeta, gazetarët në zi: Betejën e fundit me sëmundjen e pabesë e humbe!

Para

Çmimi i energjisë, Basha sulmon Ramën: Të varfërve kërbaçin, miqve kulaçin. Kjo është reforma e tij!

Para

Çmimi i energjisë, Basha sulmon Ramën: Të varfërve kërbaçin, miqve kulaçin. Kjo është reforma e tij!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.