10:00 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha: Për gjermanët, Shqipëria është vendi i fundit në rajon për të investuar

19:58 | 17/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Për gjermanët, Shqipëria është vendi i fundit në rajon për të investuar

Kreu i opozitës Lulzim Basha, flet sërish për situatën ekonomike në vend. Duke iu referuar deklaratave të biznesmenëve të cilët ishin sot të pranishëm në protestën e opozitës, Basha shprehet se qeveria aktuale apo “Republika e vjetër” është një komplot ekonomik kundër qytetarëve.

Sipas tij, Shqipëria konsiderohet nga sipërmarrësit gjermanë si vendi i fundit në rajon për të investuar, ndërsa bizneset austriake në Shqipëri mendojnë se situata ekonomike në vend është përkeqësuar.

REAGIMI I BASHËS

Në Sheshin e Lirisë biseduam sot me pedagogë, ekonomistë, sipërmarrës e qytetarë për klimën e biznesit dhe gjendjen e ekonomike të vendit.

Arben Dhamo, sipërmarrës i vogël nga Lushnja, dënoi rritjen e vazhdueshme të taksave këto katër vjet. Gerti Daqi, pas 18 vite emigrim në SHBA, ku përfundoi doktoraturën për ekonomi, u kthye në Shqipëri, por gjeti politika që, jo vetëm nuk stimulojnë ekonominë, por rrënojnë biznesin e vogël, veçanërisht për shkak të taksave të larta. Pedagogu Fatbardh Sallaku foli për dështimet e qeverisë për të përmirësuar sektorin bujqësor. Besnik Aliaj tha se gjatë qeverisjes socialiste biznesi është përqëndruar në dorën e një grupi gjithmonë e më të vogël njerëzish. Mateo Spaho solli statistikat e INSTAT-it që dëshmojnë papunësinë e lartë dhe dështimin e qeverisë në hapjen e vendeve të punës. Ekspertë të ndryshën folën për klimën e keqe për investime.

Shqipëria konsiderohet nga sipërmarrësit gjermanë si vendi i fundit në rajon për të investuar, ndërsa bizneset austriake në Shqipëri mendojnë se situata ekonomike në vend është përkeqësuar. Qytetarët folën rreth rritjes së çmimeve që ka shtrenjtuar jetesën.

Republika e vjetër është një komplot ekonomik kundër qytetarëve, një skemë e zhvatjes së çdo qindarke nga qytetarët e thjeshtë të republikës, të djathtë apo të majtë, në favor të një grushti pushtetarësh dhe oligarkësh. Ky komplot do të vazhdojë nëse nuk sigurojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’i hapur rrugën Republikës së Re që do të transformojë ekonominë përmes taksave të ulta, konkurrencës së ndershme dhe mundësive për të gjithë. #NgrihemiBashke#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: lulzim basha
Pas

Tifozi hidhet nga tribuna 10 metra, humb jetën (VIDEO)

Para

Kapen 368 kilogram kanabis në Gjirin e Karaburunit, autorët në drejtim të paditur

Para
Kapen 368 kilogram kanabis në Gjirin e Karaburunit, autorët në drejtim të paditur

Kapen 368 kilogram kanabis në Gjirin e Karaburunit, autorët në drejtim të paditur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Shtyhet seanca gjyqësore për atentatin ndaj Arjan Ndojës, mungon një anëtar i trupit gjykues

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.