Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook në lidhje me ndarjen nga jeta të akademikut të njohur Gudar Beqiraj.
Në reagimin e tij Basha thotë se me largimin e tij,shoqëria jonë humbi përgjithmonë një pasionant të palodhur në përpjekjet mbarëkombëtare në arsim, shkencë dhe sport.
Postimi i plotë
“Mësova me hidhërim për ndarjen e papritur nga jeta të akademikut Gudar Beqirajt, profesorit, sportistit dhe njërit nga ekspertët më të njohur në fushën e informatikës dhe të statistikës. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e dashamirët e tij të shumtë.
Emri i profesor Beqirajt lidhet pazgjidhshmërisht me njeriun që pasionet e tij të mëdha, matematikën dhe sportin gjithë jetën synoi t’i kthente në vlerë për shoqërinë shqiptare. Profesor Gudari do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për sportin e peshëngritjes, promovimit dhe mbështetjes së kampionëve dhe të talentuarve të këtij sporti.
Me largimin e tij,shoqëria jonë humbi përgjithmonë një pasionant të palodhur në përpjekjet mbarëkombëtare në arsim, shkencë dhe sport. U prehtë në paqe”!
Discussion about this post