Kreu i demokratëve Lulzim Basha i ka përshëndetur nga “çadra e lirisë” simpatizantët e saj që bllokuan disa akse në vend sot në shenjë proteste për të kërkuar qeveri teknike dhe largimin e Ramës.
“Dua t’ju falenderoj nga zemra ju dhe mijëra qytetarë që morët jesë në aksionit popullor. Qindra e mijëra të tjerë vranë frikën e u bashkuan me ne për zgjedhe të lira dhe të ndershme. Ta kurorëzojmë këtë lëvizje me atë që gjithë shqiptarët presin”,- tha Basha.
Basha përsëriti se nga ana e të djathtëve nuk mungon vullneti për të zgjidhur krizën politike.
“Nuk na mungon aspak vullneti për ta zgjidhur krizën politike me kundërshtairin tonë politk. Nëse ky vullnet mungon nga ana tjetër, sot kanë vetëm paralajmërimin e parë se zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur kurrë. Votime të diktuara nga krimi dhe droga nuk do të lejojmë. Le të marrim me vete gëzimin e përligjiur për forcën e një popullit të tërë”,- u shpreh Basha. (M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post