Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka folur për mospërfshirjen në listat e PD-së të ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili ka hequr dorë nga politika.
“Dëshira ime ishte ta shikoja në listë, mundësia ime ishte t’i ofroja renditjen e 17-të në listën e Tiranës për të bërë një betejë të shkëlqyer, për të fituar numrin maksimal të vende për të qeverisur nesër shqipërinë. Mundësitë e mia ishin të kufizuara për shkak se gjithë aleanca u kufizua në një parti që është partia Demokratike numri 6.”
Kujtojmë se mbrëmjen e publikimit të listës së kandidatëve të PD-së, ku u përfshinë edhe emrat e aleatëve opozitarë, Kreshnik Spahiu deklaroi se do jepte dorëheqjen përfundimtare nga politika, pasi ndjehej i prerë në besë nga aleati i tij Basha. (D.D/shuplaka)