Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pak orë më parë lajmëroi se po fillon mbledhjen e propoziomeve për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas Bashës, ky process do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm me strukturat e PD-së.
“Ky proces do të jetë një konsultim i hapur, jo vetëm me strukturat e PD, seksionet, grupseksionet, degët, por me mbështetësit, me simpatizantët tanë apo edhe me të gjithë qytetarët, si dhe me shoqërinë civile dhe botën akademike e studentore, botën e sipërmarrjes së ndershme, me të përndjekurit politikë, me të rinjtë, me pensionistët, me fermerët, me organizatat jofitimprurëse. Pra, me të gjithë Shqipërinë, për një proçes sa më të hapur të evidentimit të njerëzve që gëzojnë respektin dhe reputacionin e panjollosur në komunitet, kapacitetet morale dhe profesionale për të përfaqësuar vlerat dhe idealet e larta me të cilat ka lindur kjo parti dhe për të cilat qëndron kjo parti.”, shkruan Basha në Facebook.
Pak përpara nisjes së mledhjes së grupit parlamentar, Basha tha gjithashtu se çdo kandidat do t’i nënshtrohet një procesi Vettingu, në mënyrë të tillë që të zgjedhurit të jenë të pastër dhe pa të kaluar kriminale. (D.D/Shuplaka)