Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përgënjeshtruar se i ka premtuar Presidentit Meta që do të hynte në zgjedhje në rast se do të hynte në zgjedhje nëse do të shtynte datën deri në tetor.
“Ka një mungesë korrektësie nga ana e opozitës sepse unë kam marrë fjalën që do të hynin në zgjedhje, me zotin Basha, pastaj mbajtën qëndrimin ashtu kështu, megjithatë është përgjegjësi e tyre”, thoshte Meta.
Ndërsa Basha e përgënjeshtroi duke thënë se braktisja e zgjedhjeve nga opozita kishte tre qëllime të rëndësishme. “Një gjë është e qartë, që presidenti veproi për të shmangur konfliktin dhe përplasjen dhe bëri shumë mirë me çdekretimin e procesit të 30 qershorit. Kjo është përtej çdo diskutimi. Të gjithë e dimë që KQZ dhe të gjithë institucionet e tjera ishin nën urdhrat e Edi Ramës. Pretendimi se opozita do të hynte në një process që nuk ekzistonte për arsyen e thjeshtë se dekreti i Presidentit u injorua tërësisht dhe kjo është vepër penale nga KQZ. 30 qershori tregoi se të gjitha institucionet ishin të kapura nga Rama.
Nuk është e vërtetë se sistemi zgjedhor i 30 qershorit erdhi pas një vendimi të madh që morëm ne, i cili kishte vetëm një qëllim, largimin e kësaj qeverie, shpërbërjen e parlamentit ilegjitim dhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme”, tha Basha në emisionin “Opinion”.
Meta nuk ka rënë dakord as për djegien e mandateve, por kryedemokrati shprehet se nuk është aspak i penduar për këtë çështje.
“Nuk i bëj unë nder Ramës që të merrem me replika me presidentin. Para 4 vitesh kur fituam betejën për ndryshimin e Kushtetutës sipas Komisionit të Venecias, Edi Rama e zhbëri me këto 6 ligje. E vetmja mënyrë për Reformën në Drejtësi. Nuk jam penduar se po të mos ishim larguar, bota nuk do e shihte sot këtë fasadë që mbulon të vërtetën e një qeverie të falimentuar, të dështuar”, tha Basha.
Ndër të tjera, Meta është shprehur se kryeministri dhe kryetari i opozitës jashtëparlamentare i kanë marrëdhëniet më të mira me ndërkombëtarët se me presidentin, për të cilën Basha tha: “Unë kam marrëdhënie të mira dhe korrekte me presidentin e Republikës për të punuar për objektivat e shqiptarëve. Kam marrëdhënie të mira edhe me faktorin ndërkombëtar por dashurinë e kam me qytetarët shqiptarë.”(A.M/Faxweb.al)