20:59 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha përgjigjet për letrën e Merkel: Shqetësim i madh për zgjedhjet! (VIDEO)

23:52 | 27/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha përgjigjet për letrën e Merkel: Shqetësim i madh për zgjedhjet! (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përgjigjet për letrën e partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, e cila i kërkon që të lërë bojkotin në Parlament, pavarësisht mundësisë së manipulimit të zgjedhjeve.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Opinion”, Basha shprehet se letrën e partisë CDU e shikon si një shqetësim shumë të madh për zgjedhjet.

“Shqetësim shumë, shumë i madh për zgjedhjet. Dhe ky është kontribut i një aleati me një kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë Europiane, Gjermanisë, dhe partisë tonë simotër CDU-së dhe grupit parlamentar CDU-SDU. Absolutisht që ky rezultat vjen si pasojë e njohjes së thellë të problematikës. Denoncimit të kësaj probkematike pak metra më tej të z. Krishbaum, mohimit dhe fshehjes së kësaj problematike nga kryeministri disa ditë para se të shkonte te Kancelarja e cila po kështu përsëriti qartësisht problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Problemi pra është përtej diskutimit. Në çdo deklaratë që është bërë qoftë përfaqësuesit të Amerikës në Tiranë, problematika është ajo që themi dhe që konstatojmë ne. Ne na takon të japim rrugën e zgjidhjes. Dhe ne kemi parashtruar me qytetarët shqiptarë të vetmen rrugëzgjidhje që ka mbetur që është rruga e qeverisë teknike.

Shqetësimi për bojkotin parlamentar dhe mos regjistrimi në zgjedhje është shqetësimi i miqve që duan që kjo të kalojë me sa më pak kosto për Shqipërinë. Unë e mirëkuptoj këtë shqetësim por dua të përsëris nëpërmjet dritares së “Opinion” për qytetarët shqiptarë siç kam informuar miqtë në Ëashington, që do ti informoj edhe në qendrat e tjera të politikbërjes në Evropë që kjo nuk është dëshira jonë, nuk është zgjedhja jonë. Jemi të detyruar drejt kësaj mase ekstreme pikërisht për të detyruar qeverinë të mos shkatërrojë tullën e fundit të demokracisë dhe destabilitetit të bashkëjetesës demokratike që janë zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Kemi dhënë një zgjidhje të ndershme për të gjitha palët. Në momentin që kjo zgjidhje ekzekutohet Partia Demokratike dhe aleatët sigurisht do ti japin fund bojkotit në parlament dhe do të marrin pjesë në procesin zgjedhor të lirë dhe të ndershëm me qeveri teknike që garanton kushtet. Këto nuk varen sërish nga unë. Varet kur do ti thërrasë mendjes Edi Rama, kur do të hapë veshët të dëgjojë qytetarët. Rrugë pas nuk ka dhe nuk ka për të pasur.”, shprehet Basha. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: angela merkellulzim basha
Pas

“Do thyejmë kutitë më 18 qershor”, deklaratat e forta të Kreshnik Spahiut

Para

Cekja i Beratit tregon historinë e emrit të tij (VIDEO)

Para
Cekja i Beratit tregon historinë e emrit të tij (VIDEO)

Cekja i Beratit tregon historinë e emrit të tij (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.