13:36 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha i përgjigjet Ramës: Këto janë 4 pikat që ne mbështesim, nuk mund të jenë tavolinat partiake mbi Kushtetutën

15:40 | 07/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha i referohet studimit të BE: Mbi 20% të votuesve u është ofruar para ose favore në shkëmbim të votës

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reguar në lidhje me përzgjedhjen e kryeprokurorit.  Ai ka theksuar se i  vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

“Ne do japim kontributin tonë në Kuvend dhe në institucione për këtë gjë. Por detyra jonë është të bëjmë opozitë, çfarë është rol themelor dhe i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë, kufizimin e pushtetit dhe mirëqeverisjen e vendit.

Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet.”, shprehet Basha. 

REAGIMI:

I vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Kushtet që BE ka vendour për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut.

Në mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve.

  1. Në mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimin e menjehershëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP-së për t’i hapur rrugën krijimit të SPAK-ut dhe të byrosë së hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë kushtetuese, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit.
  2. Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës. Mbështesim pa kushte hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë. Mbështesim arrestimin dhe hetimin e grupeve kriminale nga Habilajt tek Balilajt.
  3. Ne mbështesim pa asnjë rezervë hetimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfshi koncesionet në shëndetësi, në inceneratorë, në PPP, e kudo.
  4. Ne mbështesim pa asnjë rezervë të drejtat e qyterarëve, liritë dhe pronën e tyre kundër ndërhyrjeve arbitrare.

Ne do japim kontributin tonë në Kuvend dhe në institucione për këtë gjë. Por detyra jonë është të bëjmë opozitë, çfarë është rol themelor dhe i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë, kufizimin e pushtetit dhe mirëqeverisjen e vendit.

Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet. (J.V/Faxweb)

 

Pas

Rama e thotë edhe nga Sofja: Pranoni zgjedhjen e Kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë votash

Para

Sipas Ronela Hajatit fituesja e “Këngës Magjike” është kjo këngëtare (FOTO)

Para
Sipas Ronela Hajatit fituesja e “Këngës Magjike” është kjo këngëtare (FOTO)

Sipas Ronela Hajatit fituesja e “Këngës Magjike” është kjo këngëtare (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia sulmon Ukrainën me gati 500 dronë dhe raketa

Lushnjë/ Thyerje e masës së Gjykatës, aksident, vjedhje e dhunë në familje, 2 të arrestuar dhe 4 të tjerë nën akuzë (EMRAT)

Berat/Finalizohet operacioni antidrogë “Orders”, në pranga 2 të rinj që shpërndanin doza cannabisi në qytet

Menaxhimi i trafikut në Tiranë, Rrugorja intensifikon kontrollet! 22 të arrestuar dhe 29 mjete të bllokuara në një javë

SHBA, “grusht shteti”: Policia urdhër protestuesve të largohen, Trump: Sillni ushtrinë!

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata!

LAJM I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

Berisha: Shqipëria, toka e kokainës,Narkoshteti është realitet i pakundërshtueshëm

Kuqezinjtë mbërrijnë në Letoni! Nesër luhet ndeshja, kombëtarja jonë duhet të marrë vetëm fitore

Berisha: “Farsa nuk njihet kurrë! Këto fakte delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.