Kreu i Partisë Demokratike përshëndeti nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij ‘Facebook’ koalicionin midis LVV dhe LDK.
Basha tha se ky është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike dhe një vision i qartë i drejtuesve të partive politike.
Basha shprehu mbështetjen e plotë të PD në sfidat që kanë përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë midis dy shteteve.
Postimi i plotë i kreut të PD:
“Në emrin tim e të Partisë Demokratike, përshëndes përzemërsisht LVV dhe simotrën tonë LDK për marrëveshjen e arritur.
Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës.
Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazeror.”
Discussion about this post