Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndodhet në Vorë, aty ku opozita ka nisur bllokimin e rrugëve, në aksionin e quajtur nga PD si ‘mosbindje civile’.
Ajo që ka rënë në sy që në nisje të aksionit ka qenë kryetari i PD-së duke folur në telefon dhe duke bërë fotografi gjatë kohës së bllokimit të rrugës.
Më pas Basha iu është bashkuar protestuesve që në shenjë proteste janë ulur në rrugë për të simbolizuar protestën e opozitës.
(F.G/Faxweb.al)