13:44 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Basha po bën akt patriotik duke takuar të rinjtë”, Aulon Kalaja: Ngjarja e Durrësit do të harrohet për 3 muaj

20:54 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Thikë pas shpine ndaj Kosovës”, Kalaja për ‘Minishengenin’: Do ta ndalojmë njësoj si Tsiprasin

Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ishte i ftuar në studion e lajmeve të Tv Fax News ku foli për ngjarjen e Durrësit nga e cila mbetën të plagosur 3 persona, si dhe turin e takimeve të kryetarit të PD-së Lulzim Basha me të rinjtë nëpër qytetet e vendit.

Kalaja tha se Rama duhet të thirret në Prokurori për deklaratat që ka bërë në Kuvend në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ndërsa shtoi se gjithmonë prapra një krimi del përfshirja e qeverisë dhe e rilindjes.

“Ministria e Brendshme dhe ministri i saj janë një marionetë e Ramës që kanë dalë nga shinat e ligjshmërisë. Nuk është prioritet i tyre parandalimi i krimit përpara se të ndodhë siç ndodh në gjithë botën. Në Shqipëri kemi të bëjmë me një polici që shkon në vendngjarjes pas ngjarjes dhe thotë rëndomtë se autori është arratisur në drejtim të paditur.

Pas tre muajsh me këtë polici kjo ngjarje do të harrohet dhe kjo është një arsye për të krijuar një polici më profesionale dhe të ndarë nga politika. Këto aq frikë i kanë protestat, sa Rama në momentin kur ka protesta para zyrës së tij, zhduket nga sytë këmbët, ai i ka frikë dhe i urren protestat dhe për këtë nxori një ligj për të dënuar me 3 vite ato që bllokojnë rrugën sepse vetëm kryeministri e ka këtë të drejtë.

Të goditet një zyrtar i lartë i një shteti i cili është akuzuar drejtpërdrejt me emër dhe mbiemër nga Edi Rama, është e paimagjinueshme ndaj bëj edhe një thirrje të hapur ndaj Prokurorisë që të marrë në pyetje kryeministrin dhe të japë shpjegime për deklaratat e tij”, tha Gazetari në Fax News.

Kalaja foli edhe për takimet Bashës me të rinjtë në rang vendi ku tha së, kjo është një lëvizje e domosdoshme, duke argumentuar se ikja e të rinjve nga vendi është plaga më e madhe që ka vendi.

Ai theksoi se duke qenë si e tillë, kuptimi I kësaj situate është patriotizëm dhe Basha po konsultohet me të rinjtë duke dëgjuar problematikat e tyre për të arritur një hartimin e një platforme të posaçme.

“Kjo është një lëvizje patriotike, nëse nuk e kupton këtë nuk je patriot. Vendi ynë po braktiset dita-ditës dhe nuk ka një shpresë për rikthimin e të rinjve. Hapi i parë është largimi i kësaj qeverie dhe uzurpatori që është Edi Rama. Po të vësh re çdo kriminel del me lidhje me këtë qeveri dhe rilindjen. Po humbim burimet njerëzore, kështu humb edhe biznesi duke mos pasur njerëz. Basha e ka kuptuar këtë gjë dhe ka nisur takimet me të rinjtë për të kuptuar problematikat e tyre, për të marrë qëndrimet e tyre dhe pse jo për të krijuar një alternativë shprese”, tha Kalaja.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Aulon Kalaja
Pas

Përplasi për vdekje të moshuarin, 18-vjeçari arrestohet në shtëpi duke mjekuar plagët

Para

“E vërteta e atentatit, pse kisha në makinën time dosjen e gjyqtarit Konomi” flet nga spitali prokurori Arjan Ndoja

Para
Dalin pamjet/ Ky është “Benzi” që u përdor nga atentatorët për të qëlluar ndaj prokurororit Ndoja në Durrës

"E vërteta e atentatit, pse kisha në makinën time dosjen e gjyqtarit Konomi" flet nga spitali prokurori Arjan Ndoja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i Këshillit Europian nga Tirana: Po minohet rendi botëror, siguria e Ukrainës është siguria e BE

“Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/Hyrje Kreative për Liderët e Europës”(VIDEO)

‘Fushata jonë ishte BE, identitet, përkatësi’, Rama: Europa ka qenë e pranishme më shumë se kurrë

Samiti në Tiranë/ Liderët e BE firmosin yllin europian, simbolin e Edi Ramës në fushatën elektorale

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Ju mirëpresim në këtë ‘shtëpi’ të ndërtuar nga fëmijët! Jeni të rrethuar nga imagjinata e tyre, jo nga makthet e Evropës

Mbyllet numërimi i votave të Diasporës, për ato nga Greqia pritet vendimi i Celibashit

Gurë në rrugë/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Burrel-Rrëshen

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët mblidhen për foto familjare

Shitnin kokainë në lagje dhe lokale të Korçës, arrestohen 2 vëllezërit

EMRI/ I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, identifikohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Librazhdi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.