09:51 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Basha po ecën drejt rrugës së duhur, pushteti fitohet nuk dhurohet”, Fevziu flet hapur: pse mazhoranca nuk meriton një mandat të tretë

19:10 | 10/09/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë”, rrëfimi ndryshe i Blendi Fevziut: Kam dashuruar…

Duke komentuar situatën aktuale politike dhe zhvillimet e pritshme para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, gazetari i njohur Blendi Fevziu tregon si e sheh opozitën dhe mazhorancën në këto momente. Sipas tij, opozita duket e unifikuar pavarësisht përpjekjet për ta përçarë. Ai thotë se situata në vazhdim do të ketë shumë të panjohura.

“E para është shumë sempliciste si pyetje të thuash se çfarë është bërë mirë dhe keq nga kjo maxhorancë. Për mua duhet të shikosh premtimet e kësaj maxhorance. Në këtë mandat të dytë kjo maxhorancë hyri në fushatë pa asnjë premtim elektoral. Hyri me dajre, me tepsi, dhe nuk është bërë asgjë mbi gjërat reale. Nuk mendoj që  meriton absolutisht një mandate të tretë. Por sigurisht nuk e ndal këtë maxhorancë të kërkojë një mandat të tretë. Ne nuk kemi as edhe një sondazh konkret”, u shpreh ai.

I pyetur në lidhje me mundësitë që ka opozita për të ardhur në pushtet, Fevziu tha se duhet një frymë e madhe entuziasmi që opozita të mundë Ramën, ndërkohë që e shikon Bashën në rrugën e duhur për të sjellë opozitën në pushtet.

“E para njëherë maxhoranca duhet të ketë një opozitë shumë të fortë. Gjashtë muaj para zgjedhjeve, opozita duhet të ketë një avantazh të fortë, sepse dihet makineria e maxhorancës që në këto moment fuqizohet. Por duhet një frymë entuziasmi që publiku të shkojë dhe të votojë. Nëse publikut i thuhet që vota juaj do të vidhet, kjo do të ishte demotivim për publikun. Ne jemi ende të paqartë sesi mund të shkojmë në zgjedhje, me lista të hapura, të mbyllura. Ne nuk dimë nëse PD do të dalë e vetme në këto zgjedhje, apo do dalë në koalicion.

Ne po lëvizim në një terren të panjohur. Në nuk mund të flasim tani se çfarë do të ndodhë me 25 prill. Opozita ka një unifikim, është në linjë e gjitha. Nuk shikoj ndonjë problem unifikimin. Dëgjova Z. Mediu që maxhoranca po përpiqet t’i përçajë, por kjo është normale.

Basha po ecën drejt rrugës së duhur. Pushteti fitohet dhe nuk dhurohet, dhe duhet ti bindësh qytetarët që zgjedhjet fitohen. Opozita nuk duhet të përsërisë gabimin e zgjedhjeve të 2019 që braktisi zgjedhjet. Opozita nuk duhet të jetë qaramane. Lënia në dorë të maxhorancës të pushtetit lokal, I fuqizon si shtab elektoral. Për sa i përket Bashës, po e shikoj që po merret me premtime konkrete”-tha në SyriTv Fevziu

 

Pas

U tha se do të iki nga ‘Portokallia’, aktorja konfirmon largimin: E di që do t’ju mungoj, por…

Para

“Për herë të parë në menaxhimin e Butrintit një subjekt jo-publik”- VOA: Pak dihet për kompaninë private

Para
“Për herë të parë në menaxhimin e Butrintit një subjekt jo-publik”- VOA: Pak dihet për kompaninë private

“Për herë të parë në menaxhimin e Butrintit një subjekt jo-publik”- VOA: Pak dihet për kompaninë private

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2

Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Diving”: 3 të arrestuar, përfshirë një person në kërkim për vepra të rënda penale

Rama ndan pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

Gabimi fatal pas rrëzimit të Air India me 260 viktima, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre në mënyrë të mistershme

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin dhe del nga rruga

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.