Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia ka komentuar në studion e Fax news qëndrimin që do të mbajë mazhoranca pas djegies së mandateve nga ana e opozitës. Qefalia thotë se qëndrimi i socialistëve ka qenë i qartë dhe kjo është konfirmuar dhe nga pozicioni që kanë mbajtur ndërkombëtarët, të cilët e kanë cilësuar të gabuar vendimin e Bashës.
“Ajo çka tha kryeministri Rama është shumë e qartë dhe për opinionin publik, që opozita mori vendimin e gabuar, e konfirmuar kjo dhe nga ana e ndërkombëtarëve.
Ne jemi të gatshëm që të dialogojmë po jo për të dhënë pushtetin në tavolinë, ndoshta e ka joshur Bashën precedenti i Majit të 2017-tës. Nuk mund të falen më njësi vendore në zgjedhjet e parashikuara të mbahen në Qershor dhe të mandatuara nga ana e presidentit, se Basha djeg mandatet.
Nëse ka socialistë të mërzitur ata mund ta shprehin në strukturat e PS-së, është një bllof që po luan zoti Basha, duke thënë se njeh problemet tona. Qytetarët janë të shqetësuar për mbylljen e bizneseve, për mosardhjen e turistëve, për shfaqjet e dhunës në protestë, për këtë ka shqetësim sot.
Kërkesat që paraqet zoti Basha është për të pasur një qeveri tranzitore, pyetja është: Si do realizohet kjo qeveri, supozojmë se palët bienë dakord, kjo qeveri duhet të ketë një program, si do votohen në Parlament? Janë gjëra që janë bërë të pamenduara, se i bie tashmë që qeveria tranzitore të votohet vetëm nga socialistët”, u shpreh Qefalia.
Deputeti i PS-së tha më tej se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se kandidatët do të konsultohen me bazën dhe me strukturat.
Discussion about this post