Kreu i PD Lulzim Basha ka përshëndetur protestuesit në cadër këtë mbrëmje dhe ka bërë edhe një deklaratë të fortë .
“Dëgjoni dëgjoni këtu”, iu drejtua Basha të rinjve që brohorisnin dhe bërtisnin “Ik, Ik”, teksa shtoi:
“Po u mblodh edhe një herë 18 Shkurtin bien qeveritë e gjithë Ballkanit se Shqipërisë po se po. Unë dua t’ju falenderoj nga zemra për qëndresën, për vendosmërinë, kurajon, këtu jemi, këtu jam deri në fitore, tha Basha.
Basha ka thënë se mbështetja ndërkombetare për protestën e opozitës po rritet nga momenti në moment.
Kreu i PD-së e ka quajtur çadrën e mbushur me protestues një hapësirë lirie dhe demokracie. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ngritur fasada por se pas tyre fshihet rrëmujë, kaos dhe varfëri.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post