Kryetari i Partisë Demokratike, njëherë lideri i frontit opozitar, Lulzim Basha, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë.
Me anë të një video në rrjetet sociale, ai ka risjellë në vëmendje audiopërgjimet, në të cilat anëtarë të bandave kriminale janë kapur teksa bisedojnë për blerjen e votave.
Videoja në fjalë risjell në vëmendje përgjimet e “Habilajve”, ku ata shprehen se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kishte shpenzuar 5 milionë euro në fushatë.
Më tej në video është edhe Rasti “Dako-Avdylaj” dhe ai i Lezhës.
Bashkëngjitur videos Basha shkruan:
“Pastrimi i politikës nga krimi dhe dekriminalizimi i zgjedhjeve janë jetike për demokracinë dhe stabilitetin e vendit.”
(B.B/ Faxweb.al)