Kreu i opozitës Lulzim Basha priti sot në selinë e Partisë Demokratike ambasadorin e Federatës Ruse Aleksandër Karpushin.
Gjatë këtij takimi, Basha dhe Karpushin diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në vend, për të cilat Karpushin u shpreh se parimi i rusëve është që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera.
Çështjet e rajonit ishin një tjetër pikë diskutimi, për të cilat Basha u shhpreh se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni përmes aplikimit të dygjuhësisë nga Federata Ruse do të rihapnin një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale.
Nga ana tjetër, Karpushin shprehu mendimin që ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara për të rritur bashkëpunimin ekonomik pragmatik mes dy vendeve tona. Madje ai shpreson se në të ardhmen të punohet për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi. (D.D/Shuplaka)