Kreu i PD-së Lulzim Basha prezantoi sot reformën zgjedhore të hartuar nga ekspertë të Partisë Demokratike. Basha sqaroi disa prej pikave kryesore të këtij propozimi që pritet t’i paraqitet Parlamentit për miratim.
Listat e hapura të të zgjedhurve është pika e parë dhe kryesore e këtij propozimi. Deputetë dhe kryetarë bashkish apo këshilltarë bashkiakë, që dalin direkt nga votuesi dhe jo nga partia apo kryetari i partisë.
Pikë tjetër ishte vetingu i politikanëve, pasi në parlament apo qeveri në pozita të larta, ka zyrtarë që dalin në përgjimet e Interpol dhe Europol.
Gjithashtu, vota e diasporës është shumë e rëndësishme për Bashën. Ajo duhet të zgjidhet me votim elektronik dhe jo me postë.
Së fundmi, zgjedhja e presidentit të bëhet me votë nga populli, siç ka qenë më parë.
Ndryshimet kushtetuese të ndodhura më 2008 kanë dëmtuar shumë zgjedhjet në Shqipëri dhe prandaj ka nevojë për një reformim të strukturës zgjedhore.
Lulzim Basha: “Nisim me lista të hapura linjë e drejtpërdrejtë të votuesit dhe të zgjedhurit, pa sekser. Lista të hapura largim i konpceptit të herësit, qytetarët vendosin vetë, cilin deputet cilin kandidatë, edhe për këshilla bashkiak. Listat e hapura garantojnë një parlament të përbërqë nga zonja dhe zotëri produkt i votës së tyre, jo i renditjeve partiake jo i renditjeve personale, qoftë i kryetarëve të partisë.
Pika e dytë: vetingu i politikanëve. Faktori kryesor malinj nuk janë Rusia e Putinit as Kina, as Irani. Faktori kryesor Malinj që rrezikon Shqipërinë dhe është aleati i kundërshtarëve euro-atlantikë është korrupsioni dhe krimi i organizuar që shtrihet në zgjedhjet. Parlamenit ka individë që nuk justifikojnë pasuritë marramendëse të tyre familjarëve të tyre dhe të rrethit të tyre shoqëror. Ka individë që në pozita të larta janë në turpin e Shqipërisë personazhe të Interpolit si interlokutorë të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Votim elektronik, numërim elektronik të votave në zgjedhjet e tjera kurdo që të mbahen.
Listat e hapura, vetingu i politikanë, rikonceptimi i ndarjes elektorale të Shqipërisë që vota të jetë e barabartë dhe të dalin interesat e votuesve.
Kanë mbaruar alibitë për të mos iu njohur të drejtën e votës shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Votimi elektronik ua mundëson këtë. Shmanget abuzimi që shkakton votimi në ambasadë apo me postë. Shpikja me regjistrin e emigrantëve, rezultoi një tjetër grykë shishje për të bllokuar votimin e tyre. Nuk ka nevojë për regjistër, ata janë në gjendjen civile
Rikthimi i presidentit përmes zgjedhjes së drejtpërdrejtë nga populli që u hoq në netët e prillit 2008. Heqja automatikisht e imunitetit parlamentar për të gjithë ata që hetohen nga SPAK. Koha për të nisur këtë debat ka kaluar megjithatë e sotmja nuk mund të jetë konkluzioni por fillimi i parashtrimit tonë, ftesa për të gjithë elementeve shoqërorë. Nuk i takojnë këto debate dhomave të errëta duhet të bëhen për njerëzit”, tha Basha.