15:19 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha prezanton programin ekonomik: Opozita, alternativa e vetme për rrugëdalje

17:41 | 05/11/2016
në Politikë, Te Fundit
0

Kreu i Opozitës Lulzim Basha ka prezantuar programin e ri ekonomik që sipas tij do të jetë alternativa e plotë e rrugëdaljes së vendit nga problemet e shumta ku e ka zhytyr Shqipërinë, qeveria e rrenave të Edi Ramës.

Gjatë një takimi ku marrin pjesë ekspertë të huaj të CDU-së që kanë asistuar në hartimin e këtij programi, Basha përshkroi situatën e rëndë kriminale, atë të kanabisit, papunësisë dhe emigracionit që sipas tij janë shkak i një modeli të gabuar politik të qeverisjes aktuale.

Basha ka deklaruar se opozita do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për të ofruar rrugët e daljes  nga ky mekanizëm i kalbur politik, për një model të ri të demokracisë funksionale.

Për kreun demokrat, programi i ri do ti përgjigjet sfidave konkrete të vendit, duke shtuar se taksat dhe tatimet do tu kushtojnë më pak qytetarëve shqiptarë.

“Marrim përgjegjësitë tona si opozitë dhe alternativë për nesër, për ti shpalosur shqiptarëve jo vetëm denoncimet, me emra dhe mbiemra, me shifra, jo thjesht indinjata për përgjegjësit, por edhe rrugët e daljes.

Rrugët kalojnë nga një model i ri politik të një demokracie funksionale në duart e qytetarit shqiptar dhe jo të një mekanizmi të kalbur të politikës në Tiranë që po e përdor vetëm për pasurimin e vet. Instalimi i një modeli politik ku pushtetin ta kenë qytetarët.

Dua të ndaj lajmin e mirë se opozita po përfundon procesin e hartimit të një alternative të plotë që përbën rrugëdaljen për shumë nga problemet e përditshme si varfëria, papunësia, emigracioni masiv”-tha Basha.

Opinion.al/a.h

Etiketa: alternativaBashaekonomikPDprogrami
Pas

Media gjermane: Shqiptarët, të vetmit ku Putin s’mund të shtrijë ndikimin

Para

Shkencëtarët: Duhani ndryshon dhe ADN-në e njeriut

Para

Shkencëtarët: Duhani ndryshon dhe ADN-në e njeriut

 



Të Fundit

Durrës/ U kap në flagrancë në banesën ky kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 35-vjeçari.

Publikohen rezultatet e fazës së parë për drejtuesin e BKH, 7 kandidatë kalojnë më tej

Matura 2025: Dalin rezultatet e Matematikës, 97.39% e maturantëve kalojnë provimin

Përplasje mes dy anijeve në portin e Igumenicës, pa të lënduar

Tiranë/Arrestohet shoferi që përplasi 3 fëmijë me monopatina,konflikte pronësie në kryeqytet, të përfshirë disa persona

Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA, vendimi final i mbetet SNSC-së

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Mashtronte gra në emër të një shoqate bamirësie për të marrë kredi, arrestohet 33-vjeçarja

Ilir Meta kërkoi lirinë, togat e zeza të GJKKO-së tërhiqen për vendim

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.