00:57 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha prezanton programin: Fund koncesioneve dhe abuzimeve. Lekët që iu shkojnë miqëve të Ramës, do u shkojnë studentëve

11:53 | 10/02/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me biznesin gjerman në Shqipëri. Në kuadër të këtij takimi me investitorët, ai ka prezantuar programin e tij për qeverinë e ardhshme, për të cilën Basha premtoi se në rast fitoreje do të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo e tanishmja.

Duke mos kursyer akuzat ndaj qeverisë me në krye Ramën, kryedemokrati Basha premtoi investime, ulje të borxhit publik dhe rritje të punësimit përmes angazhimit të të rinjve në stazh, pagesat e të cilëve do të mbulohen sipas Bashës përmes parave që sot shkojnë në xhepat e miqve të Ramës.

“Është rasti të përsëris para jush se ne besojmë fuqimisht tek shpirti sipërmarrës i njeriut të lire. Më shumë liri për individin më shumë liri për sipërmarrësin, është e domososhme zgjerimi i hapësirës së lirisë. Një infrastrukturë moderne me akses në rrjetin e informacionit, hidrokarbure të garantuara, konkurruese, të lira në raport me vendet. Kjo arrihet me një shtet shërbëtor dhe jo padron të çdo frymori në shqipëri.

Në këto katër vite, taksat janë rritur me 1.5 miliard dollarë, shifrat flasin qartë, ne mbështesim politikën e taksave të ulëta dhe ky është thelbi. Çdo dhqiptar ka paguar 500 dollarë shtesë. Do nxisim sipërmarrjen që nesër të investojë, ne do të vendosim taksën e sheshtë 9% për të ardhurat personale.

Do të marrin fund abuzimet, do u kthehen paratë qytetarëve. Do i presim rrugën çdo abuzimi, do jemi transparentë, jo si sot. Një nivel të tillë të mungesës së transparencës sot mund ta gjesh vetëm në një diktaturë afrikane.

Nuk do lejojmë konkurrime për fonde publike me një kandidat. Koncesionet do të rishikohen një për një, transparente dhe me zero kosto për buxhetin e shtetit. 6 kontrata, 6 miq të kryeministrit aktual. Në qeverinë time nuk do ketë investime fasadë për palma, pllaka, investime që kanë sjellë zero punësim dhe zhvillim, por kanë sjellë pasuri. 510 milionë dollarë investime zero.

Borxhi publik ka shkuar 72% nga 62% që e gjetën. Gjoja mori para për të larë borxhin që është kthyer në një kërcënim real për Shqipërinë. Ne do të ulim borxhin, kujt i duket utopi e ftojmë të ulet e të na ndjekë. Arsimi dhe rinia është faktori absolut që siguron rimëkëmbjen ekonomike.

Ne planifikojmë një sërë projektesh për të ndërtuar një urë lidhëse për të sapodiplomuarit dhe tregut të punës. Duke nisur me stazhet për 10 mijë të rinj në vit, ata do të mbvështeten nga qeveria për të bërë stazhe pranë sipërmarrjeve. 6 veta 71 milionë euro marrin për koncesionet, ja ku do t’I gjejmë paratë.

Kush mendon se ky është një bonus, e ka gabim. Iu ftoj të jeni bashkëkontrbut. Atij që na thotë se nuk ka specialist, po sigurisht qëe nuk ka kur nuk i jep mundësinë të bëjë as stash. Po nuk ka mundësi për vende pune.

Shqipëria mbetet një vend me pabarazi të mëdha sociale, prandaj I kemi kushtuar vëmendje të mëdha familjeve nën ndihmë ekonomike. Ata nuk do të kenë mangët ushqimin, dritat dhe ujin. Me ardhjen e qeverisë sime në pushtet do të kërkojmë menjëherë rritjen e ndihmës ekonomike. Paga minimale duhet të shkojë 32 mijë lekë. Kjo nuk bëhet me dekret po me një sjellje miqësore me biznesin. Këto 32 mijë lekë do të jenë të përjashtuara nga tatimet. Parashikojmë deri në fund të mandatit qeverisës të ketë një rritje prej 32% të pensioneve.”, u shpreh Basha ndër të tjera. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: borxhi publikinvestimelulzim bashaprogrami
Pas

Zjarr i fuqishëm në Shëngjin, flakët të favorizuara nga era rrezikojnë banesat

Para

Detajet e fundit, paratë e grabitura nuk janë dy milionë, çfarë thonë burimet në Bankën e Shqipërisë

Para
Pesë rregullat e transportit të parave me blinda që u shkelën me ”të dyja këmbët” dje (VIDEO)

Detajet e fundit, paratë e grabitura nuk janë dy milionë, çfarë thonë burimet në Bankën e Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.