06:53 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha: Voltana Ademi është zonjë grua

21:51 | 17/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Voltana Ademi është zonjë grua

Kreu i të djathtëve Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale mbi përplasjen Rama-Ademi ditën e sotme.

Sipas Bashës Ademi është një kryebashkiake që po punon për Shkodrën dhe se Rama e ka lënë qytetin pa mbështetje si hakmarrje politike.

“Voltana Ademi është një zonjë grua që punon dhe përpiqet për Shkodrën edhe pse Edi Rama e ka lënë Shkodrën pa fonde dhe pa mbështetje si hakmarrje politike ndaj saj” shkruan Basha.

Basha ka shtuar po ashtu se Ademi e bën nervoz Ramën sepse i kujton se gjysmën e kryebashkiakëve të vet i ka me të shkuar kriminale dhe se ka deputetë të pangopur që vjedhin popullin.

“Edi Rama e sulmoi sot Voltanën, për të disatën herë, sepse Voltana e bën nervoz. E bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton që gjysmat e kryetarëve socialistë të bashkive i ka përdhunues, trafikantë dhe kriminelë gjithfarësojesh nga Elvis Rroshi tek Adriatik Zotkaj. Voltana e bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton atij se Shkodrës i vuri deputet një hajdut të pangopur si Ilir Beqja. Edi Ramën e bën nervoz Shkodra, e bën nervoz e gjithë Shqipëria sepse nuk i gënjen dot më me fasadat dhe premtimet mashtruese dhe as nuk i tremb dot më me të fortë” shkruan Basha.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka reaguar pas takimit të Edi Ramës me shkodranët ditën e sotme ku shpërndau leje legalizimi dhe lëshoi kritika drejt Ademit.

Voltana Ademi i është përgjigjur në rrjetet sociale Ramës duke  thënë se ai tallet me njerëzit e thjeshtë që takon.

“Po të isha në vendin tënd do më vinte turp të dilja para popullit! Dy fjalë Edi Ramës që vjen e tallet me njerëz të thjeshtë duke i thënë: “Shiko nga kamera dhe thuaj kshu”, “hajde fol po mos thuaj këtë po thuaj atë”, “hajde falendero babën”, “me cilën parti je”, “a më do fort”,”ku merr vesh ti..” etj etj”,  shkruan Ademi.

Duke komentuar batutën e Ramës për krevatin e Bashës, kryebashkiakja e Shkodrës thotë se Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputetë e kryetarë bashkish.

“Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish. Sot të gjithë po i shohim me zë e figurë se janë vrasës, tutorë e trafikantë droge.”, shkroi Ademi.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: lulzim bashaVoltana Ademi
Pas

“100 mijë të vdekur në listat e Check Up-it, Beqaj po kërkon vrimën e miut ku të futet”

Para

Gjoka: Jemi mësuar që nuk na marrin seriozisht por treguam personalitet

Para
Gjoka: Jemi mësuar që nuk na marrin seriozisht por treguam personalitet

Gjoka: Jemi mësuar që nuk na marrin seriozisht por treguam personalitet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.