Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një Audi A8 e blinduar goditi makinën e policisë.
Basha akuzon qeverinë për lidhjet me bandat kriminale, ku shprehet se pikërisht nga kjo lidhje buron guximi dhe pushteti i tyre.
Sipas tij Rama i shtrëngon duart me krimin për të siguruar vota në zgjedhje.
“Ja ku buron guximi dhe pushteti i bandave kriminale. Makina qe goditi policine mbreme ne Elbasan, eshte ne emer te Petrit Celes qe po shtrengon duart me Edi Ramen ne prani te kumbarit Qazim Sejdini. Policet e ndershem te Elbasanit denoncuan mbreme se i biri, Sueli ishte ne fakt ne makine, sebashku me dhendrin e Sejdinit. Edhe Edi Rama e di mire, por kjo eshte zgjedhja e tij; shtrengimi i duarve me krimin, per te siguruar vota ne zgjedhje”, shkruan Basha.
Ndërkohë deri tani, policia ka arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim biznesmenin e njohur Petrit Çela, pronar i tregut agro-ushqimor në këtë qytet.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post