Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se rilindja e 1 Prillit ka vetëm një qëllim: të ruajë gjendjen aktuale.“Pakica në pushtet është pasuruar në mënyrë marramendëse. Dëgjoni deklaratat e Manjanit për të kuptuar përmasat e krimit dhe korrupsionit qeveritar. Ky është skenari, i qartë në sytë e çdo shqiptari: Blerja e votës dhe kërcënimi për zgjedhjet. Këtë skenar e kanë denoncuar para medies vetë anëtarët e qeverisë, ish-ministri i drejtësisë dhe i Mjedisit”, tha ai.
Më tej Basha shtoi se Edi Rama ka krijuar në të gjithë vendin një rrjet kriminal të përbërë nga kriminel të regjur, narkotrafikantë të skeduar, kriminelë të hurit dhe litarit për të blerë zgjedhjet në llogari të Edi Ramës.
“Opozita e zotëron emër për emër, ndërkombëtarët gjithashtu. Fshehja nga kjo qeveri e Eskobarit të Ballkanit bashkë me fshehjen e ortakërinjve që Eskobari ka me anëtarë të qeverisë jep mesazhin se Edi Rama me Saimir Tahirin do t’i mbrojë deri në fund”, deklaroi ai. (J.V/Shuplaka).