Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë për papritur ditën e sotme ku tha se kryeministri Edi Rama i ka ofruar nga ndërmjetësit e tij që Basha të bëhej kryeministër, Rama president vetëm që të pranojë heqjen e koalicioneve.
Sipas Bashës në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore.
“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë besoj nuk ka nevojë të zgjatem sepse është në fund në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij i njeh çdo kush.
Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. “- tha Basha.
I pyetur nëse çfarë roli do të kishte presidenti aktual Ilir Meta në këtë pazar, Basha tha se kjo ëhstë një pyetje hioptetike, pasi ai pazar kërkoi, por pazar nuk mori.
“Pyetja është hipotetike! Pazar kërkoi por p[azar nuk mori e nuk do të marrë kurrë.”- tha Basha.
(M.Q/Faxweb.al)