Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar në twitter se nuk ka asnjë kryeministër në botë si Edi Rama që gènjen njerëzit se do t’ju japi paratë, ndërsa e akùzon se ka infèktuar 2 bashki vetëm pse nuk ka dhënë paga për punonjësit e fasonërisë.
Basha vijon më tej duke thënë se vetë ka zgjedhur të jetë zëri i qytetarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që ju takon, duke shtuar se ‘Gènjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjèdhjet, máshtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT’
“Asnjë KM tjetër në botë nuk gènjen si Rama që mos tu japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infèktuar 2 bashki sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që ju takon.
Máshtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gènjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjèdhjet, máshtrimet dhe deshtimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”, shkruan Basha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)