Nga çadra e lirisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur qëndrimin e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë lidhur me situatën politike në vend.
Duke akuzuar kryeministrin për drogën dhe krimin në vend, ai e paralajmëroi që të heqë dorë nag përpjekjet për të përçarë shqiptarët, pasi pavarësisht se janë të mjerë, nuk janë të pashpresë.
“As ata dhe as miqtë e tyre që nuk lënë moment pa folur broçkulla pa fund, nuk flasin për 12 ton drogë në Përmet, nuk flasin për krimin, se për ta nuk ekziston. Problemi i madh i drogës është shpifje e opozitës sipas tyre.
Kur pi sheshe vere që vlen sa 10 pensione mesatare, normalisht që të duken mjeranë ata që ngrihen kundër teje. Sepse të mjerë e bëre ekonominë, shëndetësinë, arsimin.
Me drogë po shkove me drogë para hundës, natyrisht që populli të duket i mjerë dhe i mjerë është, por jo i pashpresë. Ndaj të paralajmëroj mos i frysh zjarrit mes shqiptarëve. Hiq dorë nga kërcënimi ndaj opozitës dhe kauzës së shqiptarëve të bashkuar.
Luftë për të mbrojtur karrigen dhe prapanicën tënde të korruptuar kurrë nuk do të ketë Shqipëri. Po e kërkon me qiri konfliktin mes shqiptarëve, por shqiptarët nuk kanë konflikt mes njëri-tjetrit.
Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të kryeministrit dhe qeverisë së korrupsionit. “Ju jap KQZ-në” thotë, por për çfarë duhet KQZ-ja kur ti ke krimin dhe drogën. Me këtë kryetar idiot që thotë se është i gatshëm me vullnetin e mirë ta shtyjë dhe 19 ditë. Je kryetar i KQZ-së, jo Papa i Vatikanit, o idiot.
Ku ka përfunduar ky vend me një kryeministër që nuk thotë asgjë për vrasjen e një ish-zyrtari dhe 12 ton drogë.
Regjistrimi skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur, zgjedhje të diktuara nga krimi nuk ka për të pasur.”, deklaroi kryedemokrati Basha.
(XH.A/SHUPLAKA)