Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama nga foltorja e Kuvendit si të lidhur me krimin dhe drogën.
Basha e pyeti Ramën se pse nuk happen negociatat me Shqipërinë nga BE, duke shtuar se negociatat nuk happen prej krimit dhe drogës me të cilat sipas Bashës kryeministri është i lidhur kokë e këmbë.
“Kemi 4 vjet që premton për negocatat, pse nuk happen? , prej bandave krimit drogën, sot ta them unë, nesër do ta thonë partnerët, mbaje mend këtë që të them sot, ti e di që nuk flas kot”, tha Basha.
Duke i përmendur raportin e OSBE-së, Basha e quajti shtet kriminal qeverisjen e Ramës.
“Shteti juaj nuk është një shtet i fortë, është një shtet kriminal, dhe jo vetëm për lidhjet me krimin, që ta përplasi në fytyrë edhe OSBE/OHDIR-i, dhe s’ke nga të shkosh”, tha Basha.
(B.H/Shuplaka)