16:37 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha-Ramës: Ministri i Brendshëm është në konflikt interesi sepse vëllai i tij është ndër më të kërkuarit për bandat e drogës. Si do ta zgjidhësh këtë problem? Ti nuk e zgjidh dot!

15:19 | 28/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha-Ramës: Ministri i Brendshëm është në konflikt interesi sepse vëllai i tij është ndër më të kërkuarit për bandat e drogës. Si do ta zgjidhësh këtë problem? Ti nuk e zgjidh dot!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në seancën e sotme plenare në Kuvend ka debatuar ashpër me kryeministrin Edi Rama.

“U kthyen në majmunë qesharakë në parlamentin europian që nuk lejonin gënjeshtër pa pështyrë.

Me këta partnerë, me kristian-demokratët e Angela Merkel, e me partitë e djathta që janë shumicë ne hoqëm vizat për shqiptarët sepse luftuam krimin. E luftuam me shifra dhe jo me fjalë. Erdhën këtu presidenti i punës dhe e certifikoi se Shqipëria e ka prioritet konfiskimin. Lazarati që përmende ti, ka tre vjet që nuk del droga. Mirë ti u fute dhe patë mbështetjen time. Më thuaj ku i ke ti bandat e Lazaratit, ku i ke trafikantët e mëdhenj të Lazaratit, nuk i kape se i kishe me vete se po thurje planin për të bërë Shqipërinë Lazarat.

Ku do tjetër e çove drogën?

Kush e bëri, ti e bëre. Këtu erdhe me gjysëm zëri në Parlament dhe përmende borxhin tonë. Ai premtove ti negociatat? S’kam fuqi unë për t’i bllokuar negociatat. Fuqinë e ka vetëm qeveria që je ti. Çfarë do flasësh, kur ti qeveris me krimin një opozitë e ndershme ka për detyrë të përballet, por ti po fshihesh si struci. Kështu që Shqipërisë ia ke vënë ti damkën e zezë.

S’ke bërë ti asnjë hap tjetër. Dhe jo sepse ata janë të Partisë Popullore Europiane.Ministri i Brendshëm është në konflikt interesi sepse vëllai I tij është ndër më të kërkuarit për bandat e drogës. Si do ta zgjidhësh këtë problem? Ti nuk e zgjidh dot.

(Tani i drejtohet Taulant Ballës) Të jesh me fat , që s’po flas për ty se po të nis të flas për ty është muhabet tjetër, se ke qenë me mision në Elbasan para dy netësh.

(Sërish i drejtohet Ramës) Do ta shohësh Mao Ce Dunin. Çështja është fare e thjeshtë, padyshim është detyrë e të gjithëve bashkë të nisim kurën e rëndë për ta shëruar vendin, por kjo kurë nuk mund të kalojë përveç nga themeli i këtij sistemi të kalbur.

Njerëz që ndajnë emërime, tendera, marrin prona, vrasin e presin. Ç’a t’i kërkosh burrave dhe grave me uniformë, kam respekt, kanë shërbyer e kam shërbyer me ta. Ti e ke krimin këmbë të karriges tënde! Prandaj çadra vazhdon dhe do të vazhdojë, pavarësisht se të është bërë obsesion! Ti që e do kaq shumë Shqipërinë, ku i ke 10% të Shqipërisë?! I ke çuar ti apo ne?! Ikin nga sytë-këmbët nga Shqipëria që ke ndërtuar ti! Ti ke ardhur këtu me votën e krimit, kjo është një maxhorancë fiktive, parlament ilegjitim! Sa kohë të kesh krimin që t’i mbush kutitë me vota, me blerje, shantazhe me dhunë, prandaj bëhu gati sot se siç t’u rrëzuan këmbët e karriges sot, do rrëzohet karrigia!”, tha Basha. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Fatmir Xhafajlulzim basha
Pas

Nard Ndoka akuza Bashës: Thatë se s’do hynit në zgjedhje, dhe jo vetëm hytë po pranuat dhe rezultatin!

Para

INSTAT: Gjashtë mujori i parë i 2017-ës sjell rritje të numrit të lejeve të ndërtimit

Para
INSTAT: Gjashtë mujori i parë i 2017-ës sjell rritje të numrit të lejeve të ndërtimit

INSTAT: Gjashtë mujori i parë i 2017-ës sjell rritje të numrit të lejeve të ndërtimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

Sulm raketor rus në Dnipropetrovsk, të paktën 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

13 të vrarë nga bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Europa dhe SHBA të veprojnë më shpejt

Kancelari Merz në samitin e NATO-s: Angazhimi për sigurinë e Izraelit është i panegociueshëm

PD kërkon nga KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve

Mbrojtja Civile paralajmëron: Temperaturat do të shkojnë deri në 40°C, rrezik për qytetarët

Trump shtyn gjendjen emergjente në Ballkanin Perëndimor për një vit tjetër

Trump zbulon bisedën me Putin: “Nuk dua ndihmë për Iranin, por për Ukrainën”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.