Pas kallëzimit të Policisë së Shtetit për thirrje publike të dhunshme, Kryetari i opozitës Lulzim Basha i drejtohet ashpër kryeministrit Rama.
Nga “Çadra e Lirisë” ku vijon protesta e opozitës, kreu i PD-së thotë se thirrjet e një dite më parë: “Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë”, nuk kanë qenë në të vërtetë thirrje lufte.
Madje sipas tij, po të kishin qenë ato thirrje lufte, Rama do të ishte arrestuar.
“Ato nuk ishin deklarata lufte. Se po të ishin deklarata lufte ¾ e Policisë do të dyndej në derën e Ramës dhe do të arrestoheshe në vend. Po të bëjë unë deklarata lufte t’i arrestohesh, pasi vetëm ¼ e Policisë është kthyer me krimin, ¾ janë me ne”, tha Basha nga protesta. (D.D/Shuplaka)