04:42 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha: Raporti i KE konfirmon qëndrimin tonë për amnistimin e të korruputareve nga Rama e Berisha. I njëjti pazar po bëhet me mbylljen e listave, refuzojeni

10:24 | 26/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Atentat kushtetues”- Paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat e hapura!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar mbi Raportin e Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit në Shqipëri, që sipas tij konfirmon qëndrimin dhe thirrjet e bëra nga grupimi që ai drejton në lidhje me amnistisë që liroi subjektet e SPAK, e cila ngrihet si shqetësim edhe nga BE.

Sipas tij, amnistia ishte hapi i parë i pazarit Rama-Berisha kundër drejtësisë, i cili vijoi me atë për vendimin e vulës dhe që do të kulmojë me mbylljen e listave, pasi kryeministrit dhe ish-kryeministrit u duhen deputetë kamikazë në luftën e tyre kundër SPAK.

Basha i bën sërish thirrje deputetëve opozitarë të reflektojnë dhe të bëjnë gjënë e duhur, duke mos u bërë pjesë e këtij pazari, por të luftojnë për një Reformë Zgjedhore të vërtetë, që fuqizon votën e qytetarëve dhe e vendos Parlamentin në shërbim të tyre.

Postimi i plotë i Bashës:
Raporti i Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit ka konfirmuar drejtësinë e qëndrimit tonë të kahershëm kundër amnistimit të të korruptuarve të votuar nga Rama dhe Berisha, një pazar antidrejtësi, i cili ka ngritur shqetësime edhe për Bashkimin Europian.

Trysnia politike mbi sistemin gjyqësor, korrupsioni i përhapur në shumë fusha, korrupsioni zgjedhor dhe një shkallë e lartë e përqendrimit në mjedisin mediatik shqiptar, janë pasqyra europiane në të cilën reflektohen qartë deformimet e qeverisë dhe ortakëve të saj të teatër-opozitës. Përpjekjet e Ramës dhe Berishës për të penguar drejtësinë, janë arsyeja e këmbënguljes sonë për një mbështetje pa kushte të SPAK, nëpërmjet krijimit të mundësive me burime njerëzore dhe infrastrukturë materiale, në mënyrë që investimi më i madh i shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, të mos cenohet nga frika e dinosaurve të tranzicionit prej fundit të pandëshkueshmërisë.

Është e qartë pse, pavarësisht propozimeve tona konkrete përmes amendamenteve të dorëzuara në Kuvendin e Shqipërisë për të mbështetur SPAK-un në përballjen me mangësitë që i thekson edhe raporti i Komisioinit Europian, Rama ka vijuar me rrethimin ndaj tij. Madje, bashkë me Berishën kanë arritur të trysnojnë drejtësinë nëpërmjet votimit të amnistisë për lirimin e të korruptuarëve, duke dhënë mesazhe të qarta shantazhuese, që pas pazarit të vulës, do të vijojë me sulmin frontal ndaj Prokurorisë të Posaçme, e cila kërcënon status quo-në që duan të mbrojnë me çdo kusht.

Dhe sot është dita në të cilën Rama dhe Berisha do kërkojnë të arrijnë në stacionin e radhës të planit të tyre kundër SPAK, sepse allishverishi për të mbyllur listat, është vetëm bërja gati e trupës së kamikazëve të pavotuar nga qytetarët, që iu duhen në përballjen e tyre me drejtësinë.

Për këto arsye, të gjithë ata deputetë që e kanë më të qartë se kurrë që amnistimi i të korruptuarve, mbyllja e listave dhe shantazhi ndaj drejtësisë nuk janë akuza politike, por fakte të konstatuara edhe nga institucionet ndërkombëtare, sot nuk duhet të bëhen pjesë e këtij pazari në dëm të interesit publik. Sot, është dita për të bërë gjënë e duhur, sepse shqiptarët meritojnë një Reformë Zgjedhore të vërtetë, që fuqizon votën e tyre dhe e kthen parlamentin në shërbim të qytetarëve.

Etiketa: lulzim basha
Pas

Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, ministri Mete nënshkruan marrëveshjen: Granti më i madh i akorduar ndonjëherë nga BE për një projekt investimi!

Para

KLP emëron 23 prokurorët e rinj, ja si shpërndahen

Para
KLP emëron 23 prokurorët e rinj, ja si shpërndahen

KLP emëron 23 prokurorët e rinj, ja si shpërndahen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.