18:32 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha replikon me Xhafajn: PD nuk ka fuqi të manipulojë raportet e Interpolit, banorët në Elbasan janë kyçur për 2 vjet nga bandat e Sejdinit

14:47 | 28/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha replikon me Xhafajn: PD nuk ka fuqi të manipulojë raportet e Interpolit, banorët në Elbasan janë kyçur për 2 vjet nga bandat e Sejdinit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka sjellë edhe njëherë ndërmend ngjarjet e fundit në Elbasan, ku një automjet goditi makinën e policisë dhe efektivët nuk bënë asgjë për të ndjekur autorët.

Në fjalën e tij në Kuvend, Basha tha se e njëjta situatë paraqitet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si në Lezhë, Shkodër, Lushnje etj.Një reagim i tillë erdhi fill pas fjalës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Çfarë kuptuam nga z. Ministër i Brendshëm?! Problemi është opozita, opozita po nxin vendin. Kjo më kujton thënien e famshme popullore: “Se kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin!”.

 Problemi nuk është opozita. Problemi nuk është shpallja botërisht e të vërtetës që sot keni frikë ta thoni ju, grupi juaj parlamentar që janë me një numër gjithmonë e në rritje mediash dhe shoqatash të shoqërisë civile, dhe që e denoncon vetëm opozita me zë të lartë.

Problemi është kjo e vërtetë e dhimbshme, që sot rëndon mbi qytetin e tretë më të rëndësishëm të Shqipërisë, që ka kyçur banorët dhe banoret e Elbasanit tash dy vjet nën terrorin e bandave të bëra njësh me politikën lokale të Qazim Sejdinit me mbështetjen e hapur të Edi Ramës dhe të segmenteve të tij në Elbasan. Elbasani nuk është përjashtimi. E njëjta situatë është në Lezhë, në Shkodër, në Fier, në Lushnje, krimi sundon Shqipërinë, bandat sundojnë Shqipërinë. Kjo nuk është propagandë.

Nuk ka Partia Demokratike dhe opozita fuqinë të manipulojë raportet e EUROPOL-it, INTERPOL dhe agjencive ligj zbatuese të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Por ka vetëm fuqinë të tregojë të vërtetën këtu, para këtij parlamenti. Fjalimi që lexove këtu ishte fjalimi i vjetër i Saimir Tahirit; analiza, ndjekja me vëmendje, ndjeshmëria. Jo, vetëm përballja por këtë ti nuk e bën dot. Por për këtë nuk ke ti faj, fajin e ka ai që të ka vënë aty. Ti je në konflikt interesi dhe natyrisht ai që të vuri është i kapur.”, tha Basha. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: lulzim basha
Pas

Cila është kompania e gruas së Qazim Sejdinit që po hetohet nga prokuroria për drogë

Para

Ngjarjet e fundit në Elbasan mbledhin policë e prokurorë, çfarë po diskutojnë

Para
Pamjet kur audi i blinduar godet makinën e policisë në Elbasan (VIDEO)

Ngjarjet e fundit në Elbasan mbledhin policë e prokurorë, çfarë po diskutojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durimi i Trump po mbaron, kjo rrit shanset për takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë – thotë diplomati i lartë ukrainas

Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e subjektit të rivlerësimit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

Kina prezanton planin e ri për të rritur lindjet, do të ofrojë mbështetje 500 dollarë në vit për çdo fëmijë nën 3 vjeç

“Kusht për rivendosjen e marrëdhënieve të Kievit me aleatët”, pretendimi i Moskës: SHBA dhe Britania kanë diskutuar zëvendësimin e Zelenskyt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.